Home / Sport / Rikthehet Championsi, sot ndeshjet e dyta në grup

Rikthehet Championsi, sot ndeshjet e dyta në grup

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me ndeshjet e dyta në grupet E, F, G dhe H. Në fushë Roma, Bajerni, Çelsi, Milani, Reali dhe Arsenali.

Në grupin E, Roma do kërkojë fitoren e parë përballë rumunëve të Kluzhit në shtëpi. Italianët vijnë në këtë sfidë pas humbjes 2-0 në sfidën e parë me Bajernin, por me moralin e fitores 1-0 ndaj Interit në kampionat. Sfida tjetër e këtij grupi është ajo që do të luhet në Zvicër mes Bazelit dhe Bajernit të Mynihut.

Kryesfida e grupit F është ajo mes Çelsit dhe Olimpikut të Marsejës, ndërkohë që në Moskë, Spartaku do të presë kampionët e Sllovakisë, Zilinën. Kjo ndeshje do të luhet në orën 18:30.

Grupi i “hekurt” rezervon përballjet Ajaks-Milan dhe Okser-Real Madrid, ndërkohë që në grupin H, Arsenali udhëton drejt Beogradit për t’u përballur me kampionët e Serbisë, Partizanin. Takimi tjetër i këtij grupi është ai mes Bragës dhe Shaktjor Donjetskut që do të luhet në Portugali.

Liga e Kampionëve, ndeshjet e sotme:

Grupi E
Roma – Kluzh
Bazel – Bajern Mynih

Grupi F
Spartak i Moskës – Zilina (ora 18:30)
Çelsi – Marsejë

Grupi G
Ajaks – Milan
Okser – Real Madrid

Grupi H
Braga – Shakhtar Donjetsk
Partizan i Beogradit – Arsenal

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *