Home / Lajme / Maqedoni / Rreziqet nga rrymat ekstremiste fetare në Maqedoni

Rreziqet nga rrymat ekstremiste fetare në Maqedoni

6 shtator-
“Lexova një publicist boshnjak që thotë se punë e lehtë është me vehabizmin, ato janë çerdhe të shërbimit të inteligjencies të Serbisë dhe si vepron shërbimi i inteligjencies të Serbisë patjetër të vepron edhe këto kështu që metoda si veprojnë dhe si duhet të zhduken dihen”, theksoi publicisti Nijazi Muhamedi.

Vlerave kombëtare dhe atyre fetare do të duhej t’u kushtohet më shumë vëmendje që ato të ruhen nga ndikimi i lëvizjeve të ndryshme radikale.
Ishte ky vlerësimi i profesorëve, analistëve dhe përfaqësuesve fetarë në një konferencë të organizuar në Shkup. Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi theksoi se shqetëson fakti i tendencave për lëkundje të fesë islame në Maqedoni. Situata e këtillë, sipas tij, mund të tejkalohet vetëm duke u mbështetur në vlerat e mirëfillta islame. “Për fat të keq kohëve të fundit ka plasaritje të tendencave të huaja të cilat duan që realitetin tonë ta falsifikojnë si në aspektin shpirtëror ashtu edhe në aspektin kombëtarë. Prandaj ky popull kam bindje se asnjëherë nuk e ka duruar as nuk do ta duron; pra kanë gjet një truall të pafrytshëm pra ku ata janë orientuar këtu në trojet tona në Ballkan respektivisht në Kosovë, Maqedoni në Shqipëri dhe më gjerë’, deklaroi Sulejman Rexhepi, kryetar i BFI- së. Drejtori i Qendrës shqiptare të studimeve për siguri kombëtare në Tiranë Xhavit Shala theksoi se feja është e lidhur ngushtë edhe me sigurinë e kombit andaj bëri thirrje për kultivimin e islamit autokton te shqiptarët. “Problem real që kërcënon vlerat kombëtare dhe fetare të shqiptarëve aktualisht është vehabizmi. Lënia e hapësirave te veprimit të kësaj rryme në fenë islame në hapësirat shqiptare, indirekt do të thotë të ndihmosh propagandën antishqiptare të qarqeve më të errëta sllavo ortodokse. Përkundrazi, ngushtimi i hapësirave të veprimit të vahabizmit, do të ishte një kontribut i vyer jo vetëm për myslimanizmin tradicional shqiptar, por dhe për integrimin euroatlantik të shqiptarëve e për sigurinë tonë kombëtare”, theksoi Shala.Mënjanimi i rrymave fetare fundamentaliste, sipas Nijazi Muhamedit, duhet të fillojë nga gjeneza e tyre që mund të jetë e shkaktuar nga jashtë apo në shtetet multietnike edhe brenda vetë shtetit. “Lexova një publicist boshnjak që thotë se punë e lehtë është me vehabizmin, ato janë çerdhe të shërbimit të inteligjencies të Serbisë dhe si vepron shërbimi i inteligjencies të Serbisë patjetër të vepron edhe këto kështu që metoda si veprojnë dhe si duhet të zhduken dihen”, theksoi publicisti Nijazi Muhamedi.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *