Home / Lajme / Maqedoni / Sërish konfiskohen cigare në Tetovë

Sërish konfiskohen cigare në Tetovë

15 shtator-
Sot paradite, në shitoren e 45 vjeçarit S.Xh në rrugën Ivo Llolla Ribar, në Tetovë, janë gjetur 2580 pako me cigare me banderola të Kosovës.Cigaret kanë qenë të vendosur në tavolinë prej druri në njërën prej dhomave të shtëpisë së tij, të paketuara në kuti kartoni, ndërsa me vërtetim janë konfiksuar, ndërsa ndaj tij do të inicohet padi penale sipas ligjit për akciza.

Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, ka vazhduar me aktivitetet për zbulimin, pengimin dhe sanskionimin, e shitjes ilegale të cigareve me banderola të huaja dhe pa bdnderola, në shitore, në tregjet e Tetovës dhe rrethinës.
Sot paradite, në shitoren e 45 vjeçarit S.Xh në rrugën Ivo Llolla Ribar, në Tetovë, janë gjetur 2580 pako me cigare me banderola të Kosovës.Cigaret kanë qenë të vendosur në tavolinë prej druri në njërën prej dhomave të shtëpisë së tij, të paketuara në kuti kartoni, ndërsa me vërtetim janë konfiksuar, ndërsa ndaj tij do të inicohet padi penale sipas ligjit për akciza.
Ndryshe, sipas raporteve policore, qyteti iTetovës kryeson në trafikun e cigareve.
Të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se, gjatë tetëmujorit të fundit, Tetova është gjetur në vendin e parë të listës së qyteteve, në të cilat janë duke u kontrabanduar cigare të llojeve të ndryshme. Sipas të dhënave policore, në qytetin e Tetovës dhe në rajonin e tij, nga fillimi i vitit deri në gusht janë zbuluar dhe janë sekuestruar mbi 380 steka me cigare të ndryshme, si dhe tre kuti të mëdha me cigare. Njëkohësisht, policia lidhur me kontrabandën e këtyre cigareve, ka dokumentuar gjashtë vepra penale, duke paditur disa tetovarë.
Bashkë me rastet e regjistruara, në rajonin e Tetovës, policia gjatë këtyre tetë muajve ka zbuluar dhe dokumentuar 19 vepra penale që kanë të bëjnë me kontrabandën e cigareve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *