Home / Sport / Shkëndija e fortë për Vardarin, Renova pa problem kaloi Bregallnicën

Shkëndija e fortë për Vardarin, Renova pa problem kaloi Bregallnicën

Shkëndija ppër herë të parë në historinë e saj ka shënuar fitore në fushë të Vardarit.Tetovarët fituan 2:0 duke vazhduar kështu serinë pozitive. Edhe Renova fitoi me të njëjtin rezultat, pasi në Tetovë mundi pa problem Bregallnicën.

Të shtunën u zhvilluan pesë përballje të javës së 8-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, në të cilat si befasi mund të llogaritet disfata e Rabotnickit 2:0 në fushë të Sileksit dhe barazimi pa gola në Manastir mes Pelisterit dhe liderit të renditjes Metalurgut. Për ekipin e Sileksit autor i të dy golave ishte Temelkov, i cili shënoi golin e parë në minutën e 73-të, ndërsa në castet e fundit të takimit nga pika e bardhë vendosi rezultatin përfundimtar. Në ndeshjen më interesante të javës, në stadiumin kombëtar “Filipi i Dytë” Vardari nuk mundi t’i bëjë ballë ekipit të fortë të Shkëndijës, të cilët me lojë të sigurtë morën fitoren me rezultatin 2:0. Ersen Sali dhe Ardian Cuculi ishin autor të golave për ekipin tetovar. Me të njëjtin rezultat por në teren vendas ka shënuar fitore skuadra tjetër tetovare Renova, e cila mundi Bregallnicën e Shtipit. Burhan Emrurllahu solli gjipspunuesit në epërsië në minutën e 16-të me golin e tij të parë në fanellën e Renovës, ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Ylber Aliu në minutën e 59-të të takimit. Në stadiumin në Autokomandë të Shkupit, Skopje me golin e shënuar nga Kirovski në minutën e 5-të të kohës shtesë mundi skuadrën solide të Napredokut.

Rezultatet e javës së 8-të:
Pelisteri – Metalurgu 0:0
Renova – Bregallnica 2:0
Vardari – Shkëndija 0:2
Skopje – Napredoku 1:0
Sileksi – Rabotnicki 2:0

Gjithashtu lexo

“Ballistët” kallin Milanon (Foto/Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano. Grupi i tifozëve “Ballistët”, kanë udhëtuar për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *