Home / Sport / SHKËNDIJA KA EKIP PËR NË EUROPË

SHKËNDIJA KA EKIP PËR NË EUROPË

“Mendoj se ka ardhur koha që Shkëndija të debutojë në Europë dhe duke u bazuar në formacionin që kemi, mendoj se së shpejti do të ndodh një gjë e tillë. Sa i përket ndeshjes me Vardarin, jam i bindur se nëse japim maksimumin dhe luajmë në nivelin e mundësive tona, atëherë fitorja do të jetë e jona”, – deklaroi ndihmës trajneri i Shëkndijës, Erhan Selimi.

Paraqitjet e mira të Shkëndijës në start të sezonit të ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, sigurisht që kanë rritur apetitet e skuadrës tetovare. Situata stabile finansiare, fondi i futbollistëve cilësor dhe ecuria pozitive në kampionat janë të gjithë parametrat që nevojiten për të kërkuar dalje në arenën ndërkombëtare, atje ku Shkëndija ende nuk ka debutuar.

“Të them të drejtën ëndëra e secilit është që të shohim Shkëndijën në Europë. Ky klub që është simbol i shqiptarëve në Maqedoni, padyshim se meriton të dalë në arenën ndërkombëtare. Shkëndija ndër vite ka përjetuar shumë probleme dhe vështirësi, duke shënuar ngritje dhe rrënie. Dua të them se disa herë klubi kishte mundësi të dalë në Europë, mirëpo është penguar nga faktorë të ndryshëm”, – kujton të kaluarën ndihmës trajneri i Shëkndijës Erhan Selimi, i cili është i bindur se debutimi i ‘kuq e zinjëve’ në Europë do të jetë shumë shpejtë. “Më së shumti më gëzon fakti për gjendjen momentale të ekipit, i cili mendoj se është ndër më të mirët në kampionatin e Maqedonisë. Ne deri tani kemi luajtur thuajse me të gjithë pretenduesit për kreun e tabelës dhe pa marrë parasysh rezultatin, të gjithë e kanë parë se ne kemi dominuar. Prandaj kjo më jep shpresë, që me një organizim pak më të mirë, me mobilizimin e të gjithë strutkurave në klub ne në fund do të jemi në kreun e tabelës” – shtoi Selmim.

“Unë jam i bindur se Shkëndija së bashku me Metalurgun dhe Rabotniçkin janë skuadrat që do të luftojnë për kreun e tabelës, ndërsa sigurisht që në këtë rreth duhen të kërkohen ekipet që do të përfaqësojnë vendin në garat Europiane”, – deklaroi ish-kapiteni i Shkëndijës, i cili tani punon në stafin teknik të kësaj skuadre së bashku me Qatip Osmanin dhe Enver Ramadanin, të cilët janë ndihmës së të kryetrajnerit Edmon Miha.

Shkëndija pas fitores me Horizont Turnovën ka vijuar përgatitjet për sfidën e ardhshme, kur të mërkurën në Shkup do të përballen me Vardarin. Atmosfera në ekip është në nivel të lartë, ndërsa skuadra ka realizuar nga dy séanca stërvitore në ditë. Sa i përket sfidës të së shtunës, Selimi është optimist për rezultat pozitiv.

“ Ne në çdo ndeshje hyjmë për të fituar dhe ndeshja me Vardarin nuk do të jetë përjashtim. Kundërshtari për momentin ballafaqohet me probleme të mëdha, mirëpo ne nuk duhet të prekupohemi me ta. Mirëpo njëkohësisht nuk duhet të nënvlersojmë kundërshtarin, por me seriozitet të madh dhe angazhim maksimal të luajmë lojën tonë, e cila nuk dyshoj se do të na sjellë tre pikë të reja”, – përfundoi Selimi.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *