Home / Sport / SHKËNDIJA MENDON VETËM PËR FITORE

SHKËNDIJA MENDON VETËM PËR FITORE

Vetëm tre pikë janë në mendje të futbollistëve të Shkëndijës për duelin e të dielës me Horizont Turnovën, për të lënë pas disfatën e javës së shkuar në Renova. Futbollistët të motivuar për tu dëshmuar para trajnerit të ri, premtojnë të japin maksimumin, ndërsa edhe pse respektojnë maksimalisht kundërshtarin, presin që pikët të mbeten në Tetovë.

Disfata që pësoi Shkëndija para një jave përballë rivalit lokal Renovës ka prishur ecurinë pozitive të skuadrës ‘kuq e zi’. Mirëpo në taborin e Shkëndijës atë takim i’a kanë lënë të së kaluarës dhe të gjithë vëmendjen e kanë kthyer kah takimi i të dielës, kur në stadiumin e qytetit në Tetovë, Shkëndija do të gostisë Horizont Turnovën. Shkëndija në mesjavë emëroi trajner të ri, Edmon Mihën, në stafin e të cilit do të mbetet trajneri i deritashëm Qatip Osmani dhe ndihmësit e tij Erhan Selimi, Enver Ramadani dhe Metin Dalip.
“Jam i kënaqur që do punoj me futbollistë cilësorë, por që mbi të gjitha kanë një mentalitet dhe kulturë të madhe njerëzore. Për këtë unë jam krenar dhe sigurisht që do tentojmë që atij publiku fatnastik që është më i miri në vend, t’i dhurojmë vazhdimisht spektakël që do t’i bënte të kënaqen me shfaqjet tona. Respektojmë Horizontin, që për momentin është në gjendje të mirë, por ne kërkojmë që me një lojë të mençur të marrim tre pikët”, – deklaroi trajneri i ri i Shkëndijës Edmon Miha, në lidhje me debutimin e tij në pankinën ‘kuq e zi’.
Ndërkohë optimizëm egziston edhe brenda grupit të futbollistëve, të cilët megjithatë kanë të qartë se i pret duel i rëndë përballë ekipit të papërshtatshëm të Horizont Turnovës. Kundërshtari i të dielës qëndron në pozitën e dytë në renditje dhe ky është një paralajmërim i mirë për ‘kuq e zinjtë’.
“Do të jetë ndeshje e vështirë, Turnova këtë sezon ka treguar lojëra të mira. Nëse nuk gabohem ekipi i Turnovës ka vetëm një humbje dhe një barazim të gjitha tjera ndeshje i ka fitore. Duhet të jemi të koncentruar maksimalisht për këtë përballje. Do të japim maksimumin nga ana jonë, shpresoj se do të kemi edhe përkrahjen e publikut i cili gjithmonë na ndihmon dhe motivon për lojë. Kundërshtarin e respektojmë maksimalisht, mirëpo pikët duhet mbetur në Tetovë”, – u shpreh Ardian Nuhiu, i cili më pas foli edhe për angazhimin e Edmond Mihës. “Kemi një trajner të ri, shumë prej nesh ka punuar edhe më herët me Edmond Mihën. E njohin të gjithë trajnerin Miha se çfarë profesionisti është, në klub kërkon disiplinë maksimale dhe angazhim të plotë. Formacioni ende nuk dihet, gjithçka do të vendoset para ndeshjes pasi që atë e vendos stafi teknik.”
Ndeshja ndërmjet Shkëndijës dhe Horizont Turnovës zhvillohet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 15:30, ndësa është dueli i parë në mes këtyre dy skuadrave në elitën e futbollit vendor, pasi paraprakisht janë takuar vetëm në kuadër të Ligës së Dytë. Shkëndija në këtë takim nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e kapitenit Muhamed Huseini, i cili do të pauzojë dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq të marrë në takimin me Renovën. Futbollistët tjerë të gjithë janë të gatshëm për lojë, ndërsa me kureshtje pritet formacion të cilin do ta nxjerë në fushë trajneri i ri Miha.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *