Home / Sport / Shkëndija në Shkup kërkon tre pikë

Shkëndija në Shkup kërkon tre pikë

Të shtunën do të zhvillohen katër takime të javës së 8-të në Ligën e Parë, ndërsa përballja mes Horizont Turnovës dhe Teteksit do të zhvillohet të dielën. Ndeshja që tërheq vëmendje më të madhe është ajo mes Vardarit dhe Shkëndijës, ndërsa nxitje priten edhe në duelet Sileks-Rabotniçki dhe Pelister-Metalurg.

Këtë fundjavë Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë sjell përballjet e xhiros së 8-të. Takimi që zgjon interes më të madh do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Filipi i Dytë” në Shkup, ku Vardari pret Shkëndijën e Tetovës. Edhe pse vendasit po jetojnë kohërat më të vështira në egzistenëcën e tyre, ndërsa ‘kuq e zinjtë” tetovarë gëzojnë formë të jashtëzakonshme momentale, megjithatë dulelet ndërmejt këtyre dy skuadrave çdo herë bartin adrenalin plotësues në vete. Për këtë shkak pritet një ndeshje cilësore, në të cilën do të tregohet futboll i kualitetit të lartë, ndërsa nga të dyja taboret paralajmërojnë fitore. “ Kundër Shkëndijës shkojmë në tre pikë. Do të luajmë për veten, para së gjithash për tiofëzët tanë dhe mendoj se do të arrijmë të marrim tre pikë”, – shprehet me optimizëm futbollisti i Vardarit Aleksandar Pandovski. Ndërkohë edhe nga tabori i tetovarëve mendojnë vetëm për sukses, për më shumë nga fakti se skuadra luan mirë dhe synon të vazhdojë ecurinë pozitive.
“Ne si ekip duhet që këtë ndeshje ta marim me shumë seriozitet, njëjtë si me skuadrën e Turnovës në ndeshjen e javës së kaluar, kur zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë. Nëse të gjithë futbollistët japin maksimumin, besoj se edhe këtë sfidë do t’ia dalim mbanë të fitojmë”, – deklaroi, Ardian Nuhiu, i cili para gjashtë muajsh ishte pjesë e Vardarit.
Në ndeshjet tjera pritet që skuadrat favorite të arsyetojnë këtë epitet. Lideri i renditjes Metalurgu është mysafir i Pelisterit që kohëve të fundit ballafaqohen me probleme të mëdha. Sileksi shpreson të fitojë përballë Rabotniçkit, ndërsa Renova nuk pritet të ketë problem në duelin me Bregallnicën. Në stadiumin në ‘Autokomandë’ të Shkupit përballen Skopje dhe Napredoku, në duelin e dy skuadrave që vitin e kaluar luanin në Ligën e Dytë. Java e 8-të kompletohet të dielën, kur në Turnovë do të zhvillohet dueli mes Horizontit dhe Teteksit.

DYSHET E JAVËS SË 8-TË:
Vardari-Shkëndija,
Pelisteri-Metalurgu,
Sileksi-Rabotniçki,
Renova-Bregallnica,
Skopje-Napredoku,
Horizont T.-Teteksi (të dielën).

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *