Home / Sport / SHKËNDIJA S’DIN TË FITOJË NDRYSHE, PËRSËRI 3:0

SHKËNDIJA S’DIN TË FITOJË NDRYSHE, PËRSËRI 3:0

Shkëndija e Tetovës ka shënuar fitoren e tretë sezonale, me rezultatin identik 3:0. Viktimë e ‘kuq e zinjëve’ në debutimin e Edmond Mihës, ishte skuadra ambicioze e Horizont Turnovës. Deri i Tetovës mes Teteksit dhe Renovës u mbyll baraz 1:1, ndërsa me barazim 2:2 u ndanë rivalët e Shkupit, Rabotnicki dhe Metalurgu.

Fundjava që lamë pas ka sjellë ndeshjet e javës së 7-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, në të cilën dy ndeshjet kryesore Rabotnicki-Metalurgu dhe Teteksi Renova u mbyllën me rezultat të barabartë. Java u kompletua me ndeshjen e të dielës, kur në Tetovë Shkëndija shkatëroi Horizont Turnovën me rezultat 3:0, duke i mundësuar debutim të suksesshëm trajnerit Edmond Miha. Shkëndija hapi ndeshjen furishëm duke avansuar në minutën e 10-të me golin e Ferhan Hasanit, ndërsa kur kishin kaluar gjysmë orë lojë, Ersen Sali shfrytëzoi një gabim në mborjtjen kundërshtare, duke ngritur epërsinë në 2:0. Rezultatin përfundimtar Shkëndija 3, Horizonti 0 e vendosi Izair Emini në minutën e 41, pas një aksioni të bukur të ‘kuq e zinjve’. Vlen të ceket se edhe në pjesën e dytë Shkëndija kishte dominim të plotë, mirëpo nuk mundi të gjejë tjetër gol. Gjithsesi qëllimi u arrit dhe tani me 11-të pikë të tubuara, Shkëndija mban pozitën e 4 në renditje. Të shtunën po në Tetovë, u zhvillua derbi lokal mes Teteksit dhe Renovës, i cili u mbyll me rezultatin e barabartë 1:1. Kjo përballje që solli dy gola jashtëzakonisht të bukur, fatkeqësisht mbeti nën hijen e referimit të dobët të arbitrit Markovski dhe ndihmësve të tij, të cilët sikur u himbën në teren. Teteksi avansoi në minutën e 13 me golin e mrekullueshëm të Gligorovskit, ndërsa Renova barazoi me anë të Eminit, i cili gjithashtu solli një gol fantastik. Të dyja skuadrat ndeshjen e mbyllën me nga 10-të futbollistë, pasi me karton të kuq u larguan Mickov i Renovës dhe Ristevski i Teteksit, por më e dëmtuar në këtë drejtim ishte skuadra nga Xhepcishti, të cilët u desh të luajnë më një futbollist më pak nga minuta e 5-të e takimit. Në stadiumin kombëtar “Filipi i Dytë” në Shkup Rabotnicki dhe Metalurgu u ndanë me barazimin 2:2, edhe pse lideri aktual Metalurgu dy herë kishte epërsi. Skuadra nga ‘Autokomanda’ mirë e hapi ndeshjen duke avansuar përmes Kërstevit,mirëpo vendasit u përgjigjën menjherë duke barazuar përmes penaltisë së egzekutuar nga Manevski. Miqtë avansuan edhe një herë me golin e Ertan Demirit (shënoi në rrjetë të ish-skuadrës së tij), mirëpo ‘romantikët’ barazuan përmes Marsios, i cili shfrytëzoi gabimin e portierit Nikov. Vardari përsëri sjell paraqitje të dobët, pasi kësaj rradhe u mund në Kërcovë nga Napredoku. Vardari avansoi me golin e Pandovskit, mirëpo vendasit arritën në bëjnë përmbysje të plotë me golat e Levkovit dhe Ballazhit. Bregallnica dhe Sileksi barazuan 2:2 në një ndeshje nxitëse, në të cilët skuadra nga Kratova dy herë kishte epërsi, mirëpo nuk arrinte ta ruajë në vazhdim. Në ‘Autokomandë’ Skopje ishte më e mirë se Pelisteri, duke shënuar fitore të sigurtë 2:0.

Rezultatet e javës së 7-të:
Rabotnicki – Metalurgu 2:2,
Teteksi – Renova 1:1,
Napredoku – Vardari 2:1,
Bregallnica – Sileksi 2:1,
Skopje – Pelisteri 2:0,
Shkëndija-Horizonti 3:0.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *