Home / Sport / Shqipëria miqësore me Maqedoninë në 17 Nëntor

Shqipëria miqësore me Maqedoninë në 17 Nëntor

Shqipëria do të zhvillojë më 17 nëntor një ndeshje miqësore me Maqedoninë. Lajmin e bëri të ditur sot Federata Shqiptare e Futbollit.

Miqësorja e fundit midis dy vendeve është zhvilluar në shkurt të vitit 2007, kur Shqipëria humbi 1-0 në Shkodër, nën drejtimin e trajnerit kroat Oto Bariç.

Kjo do të jetë miqësorja e pestë brenda këtij viti për kuqezinjtë pas atyre me Irlandën e Veriut, Malin e Zi, Andorrën dhe Uzbekistanin, që të katërta të fituara me të njëjtin rezultat 1-0.

Më 8 tetor dhe 12 tetor, Kombëtarja do të përballet me Bosnjë-Hercegovinën dhe Bjellorusinë për eliminatoret e Kampionatit Europian 2012 që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.

Shqipëria bën pjesë në grupin D, së bashku me Francën, Rumaninë, Bjellorusinë, Bosnjen dhe Luksemburgun. Kombëtarja kuq e zi aktualisht kryeson grupin me 4 pikë, aq sa Bjellorusia, por me golaverazh më të mirë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *