Home / Sport / Shqipëria starton mbarë-Barazon me Rumaninë

Shqipëria starton mbarë-Barazon me Rumaninë

Përfaqësuesja shqiptare e futbollit e ka nisur me barazim 1-1 ndaj Rumanisë aventurën eliminatore drejt Euro 2012-ës.

Përballë rumunëve skuadra e Kuzhes luajti e kujdesshme taktikisht, me një mesfushë të ngjeshur duke i lënë Erjon Bogdanit detyrat sulmuese në pjesën e parë. Kuqezinjtë rrezikojnë të ndëshkohen ende pa filluar mirë loja, por topi i goditur nga Marika qysh në minutën e parë u ndal nga shtylla.
Edhe 45-minutëshi i dytë ishte kopje e të parit: Rumania kërkon më tepër golin, ndërkohë që Shqipëria mbrohet me forca të shumta duke ngacmuar herë pas here me Salihin i futur në minutën e 56-të në vend të Bogdanit. Minuta e 52-të solli golin për rumunët, por që u anulua për pozicion jashtë loje.
Megjithëse jo fort e qartë në aksionet sulmuese, përfaqësuesja vendase gjeti sërish golin në minutën e 79-të me Stankun, i futur në lojë në pjsën e dytë. Goli erdhi si rezultat i një pakujdesie të mbrojtjes shqiptare në zhvillimet e një goditje këndi.
Menjëherë pas pësimit të golit, Josip Kuzhe largon nga fusha Klodian Duron për t’i bërë vend Gjergji Muzakës. Kjo lëvizje rezultoi e suksesshme, pasi mesfushori dinamovit barazpeshoi rezultatin dy minuta para fundit të kohës së rregullt. Një krosim i Ansi Agollit nga e majta gjeti saktë Muzakën, i cili fitoi dyluftimin me dy mbrojtës kundërshtarë duke goditur bukur me kokë.
Vërshëllima e fundit e gjyqtarit përligj gëzimin e kuqezinjve, që dalin me një pikë nga e njëjta fushë ku tre vite më parë ishin mundur 6-1. Përballja e radhës për Kombëtaren shqiptare do të jetë ndaj Luksemburgut, ndeshje që do të luhet të martën në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *