Home / Lajme / Maqedoni / Shteti paralizon ekonominë shqiptare

Shteti paralizon ekonominë shqiptare

30 shtator-
Për të mbijetuar këta tregtarë janë lënë nënë mëshirë të askujt, kurse kur vjen koha për të vjelur tatimet dhe taksat atëherë tek ato troket në derë. Prandaj, ekonomia në këtë vend nuk lulëzon por vyshket dhe ngulfatet në mënyrë të organizuar nga ana e shtetit.

Urim Hasipi
Biznesi në Tetovë po shteret pamëshirshëm. Dita ditës tregtarët përballen me burokracitë të cilët i vendos shteti në qendër. Nëse të bie të parakalosh përmes lokaleve të ndryshme në qytet, mund të konstatosh se në këtë vend ekonomia lulëzon dhe fare nuk ndihen pasojat e krizës financiare globale, por realiteti është krejt ndryshe.

Tregtarët e bizneseve të ndryshme ndonëse shumica prej tyre i paguajnë të gjitha tatimet në rregull si ndaj pushtetit lokal poashtu edhe ndaj pushtetit qendror megjithatë sipas tyre, një pjesë e mirë e tatimit të tyre shkon direkt në Shkup, kurse mjetet e tyre nuk ridestinohen në Tetovë, por diku në Maqedoninë Lindore, pse jo edhe për projekte antishqiptare si Shkupi 2014, enciklopedia me përmbajtje përbuzëse etj
.

Ndonëse në këtë kohë mund të duket qesharake të flitet për ekonomi kurse problemet etnike dhe politike dalin në shesh si këpurdhat pas shiut.
Por, problem thelbësor qëndron se tatimi që paguajnë këta tregtarë shqiptarë në Terminalin e Tetovës, shkon direkt në Shkup dhe këta mjete asnjëherë nuk u kthyen në Tetovë, jo për ndonjë investim capital por as për stimuli të këtyre tregtarëve.

Ky shtet rrjep dhe mer nga këta njerëz shqiptarë të cilët luftojnë me mish e me shpirt për të mbijetuar biznesin e tyre Në këtë rast shteti harron se janë pikërisht këta tregtarë të cilët kanë të punësuar dhe përmes tyre mbijetojnë edhe familjet.

Shteti përmes institucioneve të veta, ka bërë përllogaritjet duke lejuar që një tregtarë të fiton vetëm një rrogë vetanake dhe për të mbuluar harxhimet mujore, ndërsa fitimin tjetër ia mer përmes taksave të ndryshme dhe në këtë mënyrë pengon zgjerimin e biznesit të tyre.
Ky problem i cili vite me radhë ekziston tek tregtarët asnjëherë me ndonjë vëmendje më të madhe nuk është trajtuar nga askush as nga Odat Ekonomike e as nga Ministria e Financave dhe ajo e Ekonomisë.

Së fundmi këta dy Ministri përmes Drejtorisë së të Hyrave Publike, rrjepin shqiptarët përmes tatimeve të cilët vlejnë vetëm për Maqedoninë Perendimore.

Në këtë drejtim me forma të ndryshme të sofistikuara shteti ngulfat këta tregtarë shqiptarë të cilët asnjeherë as që i viziton e as që i qan hallet me ato. Që këta tregtarë të jenë në këtë situatë kësaj i ka ndihmuar shumë edhe politika shqiptare sepse asnjëherë ata nuk janë interesuar që të ulin tatimet apo edhe këta biznesmenë të vegjël të kenë përkrahjen e shtetit.

Shteti fiton nga ata kurse nuk kthen asgjë për të stimiluar ata që të risin biznesin e tyre dhe kjo bëhet pikërisht në baza etnike duke shteruru edhe atë ekonomi të vogël që ekziston në qytetin e Tetovës, ndërsa është fshehtësi publike se këta biznese u hapën pa ndihmën e shtetin sikush me të ardhurat e veta.

Në këtë mënyrë dukshëm i lehtësuan punën shtetit në sferën e punësimeve.Nga kjo vërehet qartë se qendrës në Shkup, nuk i intereson ky vend por është shumë e interesuar që të shndërrojë këtë vend në një humnerë ekonomike.

Në këtë rast duhej të velnte thënia “nëse nuk mund të ndihmosh së paku mos pengo”, dhe vetë qeveria duhej që nëse së paku këta njerëz nuk mund t`I ndihmon atëherë mos i pengon ata në punën dhe biznesin e tyre.Por shihet qartë se qëllimi është që shqiptarët të ngulfaten ekonomikisht dhe më lehtë të gjunëzohen.

Nëse shteti nuk mundi të ngulfatë dhe të gjunjëzon shqiptarët me ushtri, me tankse, me shantazhe, me rahje, burgosje, me procese të montuara politike, atëherë forma e re e sofistikuar e shtetitv është shtypja ekonomike. Por një gjë tani më është dëshmuar se shqiptarët nga kurthet e shtetit kanë arritur të dalin më të fortë dhe më dinjitoz dhe në këtë rast mund vetëm të themi se kjo situatë e palakmueshme e tregtarët shqiptarë në Tetovë, është vetëm një sprovë e radhës e cila nënkuptohet se kërkon sakrifica dhe durim.

Por këta njerëz të cilët zhvillojnë biznesin e tyre në mënyrë ilegale kanë nevojë për përkrahjen e përfaqësuesve shqiptarë në qeveri e cila qëndron indiferente ndaj kërkesave dhe nevojave të sektorit të biznesit të vogël në Tetovë, kurse shteti me tërë arsenalin e vet është duke paralizuar ekonominë në Tetovë dhe në Pollog.

Për të mbijetuar këta tregtarë janë lënë nënë mëshirë të askujt, kurse kur vjen koha për të vjelur tatimet dhe taksat atëherë tek ato troket në derë. Prandaj, ekonomia në këtë vend nuk lulëzon por vyshket dhe ngulfatet në mënyrë të organizuar nga ana e shtetit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *