Home / Lajme / Maqedoni / Skadon afati për importimin e automjeteve të shfrytëzuara me Euro 1 standard

Skadon afati për importimin e automjeteve të shfrytëzuara me Euro 1 standard

29 shtator-
Pas skadimit të afatit automjetet me targa të huaja do të mund t’i shfrytëzojnë pronarët gjashtë muaj në mënyrë kumulative në një vit në territorin e shtetit. Pas kësaj shfrytëzuesi fiton mundësinë në afat të caktuar ta doganojë ose ta kthejë mbrapa automjetin.

Nesër skadon afati për importimin e automjeteve të përdorura të cilat e plotësojnë standardin Euro 1. Nga fillimi i vitit janë importuar mbi 40.000 automjete, që është për 20 herë më shumë se vitin e kaluar. Mundësinë për importimin e automjeteve më të vjetra e dha Qeveria nga marsi i këtij viti dhe vlente deri më 5 gusht, e cila për shkak interesit të madh u vazhdua deri më 30 shtator të vitit 2010.

Pas skadimit të afatit automjetet me targa të huaja do të mund t’i shfrytëzojnë pronarët gjashtë muaj në mënyrë kumulative në një vit në territorin e shtetit. Pas kësaj shfrytëzuesi fiton mundësinë në afat të caktuar ta doganojë ose ta kthejë mbrapa automjetin.

Nëse nuk vepron për zgjidhjen e këtillë mund të vijë deri tek marrja e përkohshme e automjetit. Sanksioni i paraparë për shfrytëzimin e automjetit më shumë se gjashtë muajt e lejuara është 100 euro, ndërsa nëse paguhen menjëherë dënimi është 50 euro.

Afati i importit të automjeteve me standard Euro 2 dhe më shumë, është gjashtë vjet.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *