Home / Lajme / Maqedoni / Skenarë për zgjedhje të parakohshme në Maqedoni

Skenarë për zgjedhje të parakohshme në Maqedoni

7 shtator-
Analistët politik vlerësojnë se lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski po përgatitet për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, pas takimit të nivelit të lartë të NATO-s që do të mbahet gjatë muajit nëntor, kur pritet përgjigje negative lidhur me dhënien e ftesës për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.

Acarimi i marrëdhënieve midis koalicionit qeveritar në Maqedoni VMRO-DPMNE dhe BDI do të çojë drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të iniciohen nga ana e kryeministrit Nikolla Gruevski.

Agjencia INA raporton se VMRO-DPMNE dhe BDI kanë tendosur marrëdhëniet pas ekspozesë së kryeministrit lidhur me rezultatet dhe të arriturat e qeverisjes së tij.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski javën e kaluar paraqiti rezultatet e Qeverisë, pa praninë e ministrave shqiptarë të BDI-së, pasi që këta të fundit kishin refuzuar që në ekspozenë e kryeministrit të përmendet edhe mandati dyvjeçar i bashkëqeverisjes me PDSH-në.

Analistët politik vlerësojnë se lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski po përgatitet për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, pas takimit të nivelit të lartë të NATO-s që do të mbahet gjatë muajit nëntor, kur pritet përgjigje negative lidhur me dhënien e ftesës për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancë.

Partitë opozitare kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Lideri i socialdemokratëve opozitar (LSDM), Branko Cërvenkovski paralajmëroi se zgjedhjet do të duhet të mbahen para kohës së rregullt, pavarësisht rrjedhës së samitit të NATO-s.

Kërkesat për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme i kanë shpalosur edhe partitë shqiptare opozitare si PDSH, DR, PPD, etj.

Taboret partiake të opozitës paralajmërojnë se në rast se do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, periudha më e përshtatshme kohore do të jetë gjatë tremujorshit të parë të vitit 2011. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *