Home / Lajme / Rajon / Stallone – Heroi me i votuar i filmave aksion

Stallone – Heroi me i votuar i filmave aksion

22 shtator-
Aktori i filmit “Expendables” morri 31 për qind të votave dhe mposhti Arnold Schwarzenegger që fitoi 24 për qind të votave dhe u reshtua në pozitën e dytë.

Sylvester Stallone është emëruar heroi i filmave aksion, duke mposhtur Arnold Schwarzenegger në një sondazh ku morën pjesë rreth dy mijë njerëz.

Aktori i filmit “Expendables” morri 31 për qind të votave dhe mposhti Arnold Schwarzenegger që fitoi 24 për qind të votave dhe u reshtua në pozitën e dytë.

Bruce Willis dhe Bruce Lee u renditën në pozitat tre dhe katër në listë, derisa Jean Claude Van Damme ishte i pesti, në sondazhin e zhvilluar nga myprotein.com.

Aktorja e filmit “Salt”, Angelina Jolie, u rendit e shtata në listë dhe ishte e vetmja femër, duke mposhtur aktorët si Chuck Norris, Will Smith dhe Jason Statham.

Top 10 i heronjve të filmave aksion:

1. Sylvester Stallone – 31 për qind
2. Arnold Schwarzenegger – 24 për qind
3. Bruce Willis – 15 për qind
4. Bruce Lee – nëntë për qind
5. Jean Claude Van Damme – shtatë për qind
6. Steven Seagal – katër për qind
7. Angelina Jolie – dy për qind
8. Chuck Norris – 0.8 për qind
9. Will Smith- 0.6 për qind
10. Jason Statham- 0.2 për qind

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *