Home / Lajme / Maqedoni / Studentët në UEJL të kënaqur me jetën Universitare

Studentët në UEJL të kënaqur me jetën Universitare

11 shtator-
Gjithashtu studentët u pyetën në një pyetje tjetër se a planifikojnë të vazhdojnë studimet në të ardhmen pas përfundimit të studimeve aktuale, ku 85.66 % deklaruan se do t’i vazhdojnë studimet e cilit të dytë, ku si drejtime më të preferuara të tyre ishin drejtimi Financë, Menaxhment dhe Kontabilitet”, thekson realizuesi i kësaj ankete.

Studentët e UEJL janë të kënaqur me jetën e tyre universitare. Ky është rezultati i anketës së realizuar nga Magjistër Sadri Alija, profesor i UEJL me studentë të këtij universiteti.

Anketa është realizuar në periudhën mars-prill 2010 me 251 studentë të Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë të studimeve deridiplomike.

Studimi ka për qëllim identifikimin e disa faktorëve të rëndësishëm, të cilët përcaktojnë gjendjen shpirtërore gjatë shkollimit universitar dhe në të njëjtën kohë te jep disa konsiderata për sjelljen e studentëve pas përfundimit të studimeve.

Në pyetjen se a janë të kënaqur me jetën universitare në UEJL, 24.30 % janë përgjigjur se pajtohen fuqimisht se janë të kënaqur dhe 57.37 pajtohen se janë të kënaqur me jetën studentore në Universitet, 0,80 nuk pajtohen fuqimisht, 3.98 % nuk u pajtuan dhe 13.55 % janë shprehur neutral ose 81.67 % janë të kënaqur me jetën në UEJL dhe vetëm 4.78 nuk pajtohen ose nuk pajtohen fuqimisht me jetën universitare.

Për të vlerësuar besueshmërinë e përgjigjeve të kësaj pyetje, studentët gjithashtu ka fundi i pyetësorit u pyetën për një pyetje të ngjashme se a është e mirë jeta studentore e tyre.

Rezultatet e përgjigjeve kanë qenë të njëjta për kënaqësinë, ku 82.87% pajtohen fuqimisht, ose pajtohen se janë të kënaqur me jetën studentore.

Gjithashtu studentët u pyetën në një pyetje tjetër se a planifikojnë të vazhdojnë studimet në të ardhmen pas përfundimit të studimeve aktuale, ku 85.66 % deklaruan se do t’i vazhdojnë studimet e cilit të dytë, ku si drejtime më të preferuara të tyre ishin drejtimi Financë, Menaxhment dhe Kontabilitet”, thekson realizuesi i kësaj ankete.

Autori i këtij studimi ka vlerësuar se këto rezultate mund të inkurajojnë studentët që të organizohen më mirë për të arritur idenë e tyre për një jetë studentore më të mirë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *