Home / Sport / Të mërkurën në Zhelinë u zhvillua ndeshje ndërkombëtare

Të mërkurën në Zhelinë u zhvillua ndeshje ndërkombëtare

Pollogu – Shqipëria U-19 0:1

Me organizim të Lidhjes futbollistike ‘Pollogu i Poshtëm’ dhe me mbështetjen e Federatës së Futbollit të Maqedonisë si dhe klubin e futbollit ‘Liria’ – Zhelinë, të mërkurën në fashtin Zhelinë të Tetovës u zhvillua ndeshja kontrolluese me karakter ndërkombëtar ndërmjet përfaqësueses së Pollogut dhe përfaqësueses së Shqipërisë për futbollistë të moshës deri më 19-të vjet. Takimi në fjalë përfundoi me fitore të Shqipërsië U-19, të cilët golin e vetëm e shënuan në pjesën e parë, përmes Vasil Shkurtajt. Seleksionues i përfaqësueses së Pollogut ishte Ismail Suljemani, me ndihmësin e itj Ejup Sulejmani, ndërsa në ekip kishin përfshirë kryesisht futbollistë të rrinjë nga skuadrat e Renovës, Shkëndijës dhe ekipeve të ndryshme nga rajoni i Tetovës. Vlen të ceket se edhe Sulejmani edhe seleksionuesi i Shqipërisë U 19 Ramadan Shehu në lojë inkuadruan të gjithë futbollistët që kishin në dispozicion, ndërsa për të përmendur është fakti që porta e Shqipërisë u mbrojt nga portieri i ri tetovar anëtari i Dritës së Bogovinës Kushtrim Abdullahu, i cili njëherit mbante edhe shiritin e kapitenit tek ‘kuq e zinjtë’. Takimi solli futboll cilësor nga të dyja palët, ndërsa në tribuna ishin tubuar mbi 1000 shikues, ndërsa të pranishëm ishin edhe kreu më i lartë i FFM-së, Hazhi-Risteski, Idrizi, Klimper, Shehapi, Saliju dhe të tjerë, si dhe figura të njohura nga jeta politike dhe kulturore.
Selesksioni i Pollogut U-19: Salajdin Mustafi, Ersen Hasani, Florim Nuhiu, Kushtrim Halili, Bajram Memedi, Agron Shefiti, Mevlan Murati, Liris Bexheti, Eshtref Dehari, Skender Nuhiu, Valmir Nafiu, Egzon Bejtullai, Valon Neziri, Elton Ibrahimi, Qahil Muharemi, Alban Aliu, Beqir Zulfiu, Elmedin Qelebiu. Seleksionues Ismail Sulejmani
Reprezentacioni i Shqipërisë U-19: Kushtrim Abdullahu, Hamels Hoxha, Antonio Marku, Klajdi Branica, Klajdi Ruci, Florind Bardulla, Ledion Muca, Emilian Musta, Eni Imami, Albi Kuci, Vasil Shkurtaj, Mario Memaj, Françesko Tirana, Françesk Jazheni, Mato Qendro, Jurgen Kulli, Erazd Deliallisi, Egi Delija. Seleksionues: Ramadan Shehu
Ndeshjen në fjalë e drejtuan gjyqtarët tetovar: Nebojsha Gjorgjievski, Isa Emurli, Ilmi Mediu gjyqtari i katërt Furkan Idrizi.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *