Home / Lajme / Maqedoni / Tetë të vdekur gjatë shpërthimit të minibusit në Turqi

Tetë të vdekur gjatë shpërthimit të minibusit në Turqi

Ankara, 16 shtator 2010
Tani për tani askush nuk ndërmorri përgjegjësi për sulmin, por policia turke dyshon se kjo është vepër e Partisë terroriste Kurde Punuese (PKK), pjesëtarët e së cilës janë mjaft aktivë në këtë pjesë të vendit.

Tetë persona e kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur sot gjatë shpërthimit të një minibusi në afërsi të fshatit Çeçitlli në qarkun Hakqari në pjesën juglindore të Turqisë.

Siç kumtoi guvernatori i Hakqarit, Muarem Turker, incidenti ndodhi kur minibusi shkeli në minën e vendosur në rrugë.

Sipas Turker, mes udhëtarëve të plagosur në minibus është edhe një foshnje.

Tani për tani askush nuk ndërmorri përgjegjësi për sulmin, por policia turke dyshon se kjo është vepër e Partisë terroriste Kurde Punuese (PKK), pjesëtarët e së cilës janë mjaft aktivë në këtë pjesë të vendit.

PKK-ja muajin e kaluar publikoi ndëprerjen e aktiviteteve të armatosura dhe sulmeve deri më 20 shtator
Një deputet në Kuvendin popullor turk kërkoi, në pajtim me ndryshimet e miratuara kushtetuese, të arrestohen liderët e grusht shtetit në Turqi, në vitin 1980.

Me kërkesë të deputetit, Prokuroria publike e Stambollit dje kërkoi nga prokurori Kadir Alltanshak që ta shqyrtojë iniciativën për fillimin e procesit gjyqësor kundër liderëve të grusht shtetit, imuniteti i të cilëve është hequr me ndryshimet e Kushtetutës të miratuara në referendumin e së dielës.

Nënkryetari i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit në pushtet, (AKP), Jomer Çelik deklaroi se fillimi i proceseve gjyqësore kundër liderëve të grusht shtetit do të varet nga vetë gjykatat.

Mediumet turke vlerësojnë se iniciativa e këtillë mund të çojë në tensionime të reja ndërmjet Qeverisë proislamiste dhe opozitës sekulare, Armatës dhe gjykatave.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *