Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Përplasen LSDM e VMRO-DPMNE

Tetovë:Përplasen LSDM e VMRO-DPMNE

16 shtator-
15 shtatori për degën e VMRO-DPMNE-së është dështimi i LSDM-së, kurse për LSDM-në, 15 shtatori i 2002, shënoi kthesën e shtetit drejt mirëbesimit dhe ndërtimit të shtetit multientik.VMRO-DMNE e Tetovës, akuzoi LSDM-në se ka mbyllur shumë fabrika si Shik JELAK, Elektrometal, Jugokrom, Nemetali, Granit, EDKTO, Teteks etj.

Degët e partive të bllokut maqedonas, në Tetovë, ajo e VMRO-DPMNE –së dhe LSDM-së, janë akuzuar njëra me tjetrën për këto 20 vite të kaluara në këtë shtet.
VMRO-DPMNE, një ditë më parë akuzoi LSDM-në e Cërvenkovskit, se ka keqpërdorur procesin e privatizimit të shumë kompanive të mëdha në Tetovë dhe me këtë ka lënë rrugëve më se 20 mijë puntorë të vyeshëm.

15 shtatori për degën e VMRO-DPMNE-së është dështimi i LSDM-së, kurse për LSDM-në, 15 shtatori i 2002, shënoi kthesën e shtetit drejt mirëbesimit dhe ndërtimit të shtetit multientik.VMRO-DMNE e Tetovës, akuzoi LSDM-në se ka mbyllur shumë fabrika si Shik JELAK, Elektrometal, Jugokrom, Nemetali, Granit, EDKTO, Teteks etj.

Nga ana tjetër LSDM-ja akuzoi VMRO-DPMNE-në, se në vitin 2001, deshën që të ndajnë maqedoninë, ideator i së cilës ndarje ishte kryeministri i athershëm Lupço Georgievski, ndërsa Nikolla Gruevski ishte ministër në atë qeveri.

LSDM-ja sot tha se Gruevski asnjëher nuk është distancuar nga ideja e Georgievskit dhe VMRO-së për ndarje të shtetit. Deri ne zgjedhjet e 2008 të gjitha firmat në Tetovë ishin të sukseshme dhe profitabile, por më pas të njejtat u shkatërruan nga VMRO-DPMNE, thanë përfaqësues të LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *