Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Rregjistrimi është çështje politike

Thaçi:Rregjistrimi është çështje politike

20 shtator-
“Çerçili gjitherë ka thënë se nëse doni të mos zgjidhni ndonjë çështje atëherë formoni komision.Ngritja e komisionit qeveritar për rregjistrim është farsë dhe manipulim qesharak që ne nuk e pranojmë. E para duhet që enti shtetëror statistikor vendimarrjen ta ketë me konsensus mes shqiptarëve dhe maqedonëve pa marrë parasysh cili është udhëheqës e cili është zëvendës, tha Thaçi

Partia Demokratike Shqiptare në Maqedoni ka kërcënuar se do t’i bëjë thirrje elektoratit për bojkotim të procesit të regjistrimit të popullsisë nëse nuk plotësohen kërkesat e paraqitura prej kësaj force politike. Duhet që Enti Statistikor në vendimmarje të jetë me konsensus, përqindja atje duhet t’i kalojë këto nivele aktuale qesharake.

Regjistrimi është një proces i rëndësishëm pasi nuk është thjesht cështje statistikore, por politike, tha lideri i PDSH-së, Menuh Thaçi të dielën në Tetovë para se të fillojë mbledhja e kryesisë qendrore ku edhe është formuar një komision i veçantë që do të meret me apsektet e rregjistrimit, edhe teknik, politik edhe procedurale, në nivel të kryesisë të partisë.

“Çerçili gjitherë ka thënë se nëse doni të mos zgjidhni ndonjë çështje atëherë formoni komision.Ngritja e komisionit qeveritar për rregjistrim është farsë dhe manipulim qesharak që ne nuk e pranojmë. E para duhet që enti shtetëror statistikor vendimarrjen ta ketë me konsensus mes shqiptarëve dhe maqedonëve pa marrë parasysh cili është udhëheqës e cili është zëvendës.

E dyta përqindja qesharake prej 2 , 3 apo 5 përqind e shqiptarëve në ESSH duhet me urgjencë të rritet në përqindjen që e kanë shqiptarët. Përfundimisht e treta është se duhet të gjithë duhet të pajtohemi se rregjistrimi nuk është çështje teknike dhe matematikore por është një çështje në esencë dhe në thelb çështje politike, për shkak se vetë kushtetuta e Maqedonisë, numrat i bën politike.

Të gjithë ata që u pajtuan që në kushtetutë të thuhet 20 përqind apo 15 pëtrqind apo 30 përqind, duhet ta kenë të qartë se ky është problem politik”,deklaroi numri një i PDSH-së Menduh Thaçi.

Ai në fund tha se “duhet të ketë një vëzhgim të plotë të bashkësisë ndërkombëtare dhe me vjen mirë që shefi i OSBE-së Herero e ka pranuar si propozim të PDSH-së që vëzhgimi ndërkombëtar të jetë i suksesshëm. Na duhet rregjistrim kredibil, i besueshëm për gjithë qytetarët, shkel e shko nuk na duhet”, tha Thaçi.

Për PDSH-në,procesi i regjistrimit ka një rëndësi të vecantë, sepse në bazë të tij do të varet përqindja e shqiptarëvë në Maqedoni dhe të drejtat kolektive të tyre.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *