Home / Lajme / Maqedoni / Tivoli restoranti më i mirë në 2010

Tivoli restoranti më i mirë në 2010

30 shtator
“Mendoj se është një çmim që më jepet jo vetëm mua si pronar, stafit por edhe qytetit të Tetovës. Kemi qenën nën mbikqyrje të komisionit nga Ministria e ekonomisë, për çka ne nuk kemi qenë në dijeni. Ata vetë kanë bërë kontrollet e veta dhe kanë ardhur në konstatim se e meritojmë këtë çmim. Normalisht se edhe vetë investimi dhe përmbushja e të gjitha standardeve HACCAP dhe të tjera, kanë qenë vendimtare që të jeni ndër restoranet më të mira në vend” tha Kadriu.

-Për herë të parë një restorant shqiptar përmbush kushtet e nevojshme për t`u nominuar në garën e restoranteve më të mira në Maqedoni. Bëhet fjalë për restoran Tivoli në Tetovë, I cili këtë vit mori çmimin në fushën e hotelerisë si “Restoranti më i suksesshëm për vitin 2010” në Maqedoni.

Ky çmim u nda nga Ministria e Ekonomisë, me rastin e 27 shtatorit- Ditës se turizmit.

Restorant-hoteli me katër yje “Tivoli” në Tetovë dhe në Shkup është ndër investimet më ambicioze në fushë të hotelerisë të biznesmenit Enver Kadriu nga fshati Odër i Tetoves,i cili këtë brend të vetin hotelierik, pas vitit 2002 e solli nga Kopenhaga e Danimarkës, ku poashtu bëri emër si hotelier i suksesshëm, ndër mesin e hotelierëve vendas dhe të huaj atje.

“Mendoj se është një çmim që më jepet jo vetëm mua si pronar, stafit por edhe qytetit të Tetovës. Kemi qenën nën mbikqyrje të komisionit nga Ministria e ekonomisë, për çka ne nuk kemi qenë në dijeni. Ata vetë kanë bërë kontrollet e veta dhe kanë ardhur në konstatim se e meritojmë këtë çmim. Normalisht se edhe vetë investimi dhe përmbushja e të gjitha standardeve HACCAP dhe të tjera, kanë qenë vendimtare që të jeni ndër restoranet më të mira në vend” tha Kadriu.

Restorant-hoteli “Tivoli” në Tetovë dhe në Shkup, me një enterier të gërshetuar me traditën shqiptare dhe atë evropiane dhe gatime speciale që mbajnë vulën “Tivoli”,është bërë i njohur në Maqedoni dhe gjithandej ndër viset shqiptare edhe si vatër me emër e manifestimeve të veçanta mbi kulturën shqiptare edhe në saje të pasionit te pronarit Enver Kadriu ndaj kulturës dhe vullnetit për sponsorim te evenimenteve kulturore që sjellin freski dhe kënaqësi artistike për klientët e restoranti dhe qytetarë.

Pronari i këtij restorani sot përmes një dreke solemne me gazetarët ka bërë të ditur se restoran Tivoli tashmë ka nënshkruar edhe një marrëveshje me firmë të huaj në zgjerimin e këtij brendi.

Ndërkohë që Shauket Hazari, nga Ministria e Ekonomisë, sqaroi se Tivoli e ka merituar këtë shpërblim me punën e përkushtuar në sferën e gastronomisë në rajonine Pollogut, por sipas tij, përvoja e gastronomisë në shtetet e perednimit është transferuar përveçse në Tetovë edhe në Shkup.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *