Home / Lajme / Maqedoni / Tivoli’, restoranti më i suksesshëm në 2010

Tivoli’, restoranti më i suksesshëm në 2010

29 shtator-
Restorant-hoteli me katër yje “Tivoli” në Tetovë dhe në Shkup është ndër investimet më ambicioze në fushë të hotelerisë të biznesmenit Enver Kadriu nga fshati Odër i Tetoves,i cili këtë brend të vetin hotelierik, pas vitit 2002 e solli nga Kopenhaga e Danimarkës, ku poashtu bëri emër si hotelier i suksesshëm, ndër mesin e hotelierëve vendas dhe të huaj atje.

Restoranti prestigjioz me katër yje “Tivoli” në Tetovë mori çmimin e sivjemë në fushë të hotelerisë “Restoranti më i suksesshëm për vitin 2010” në Maqedoni. Ky çmim u nda nga Ministria e Ekonomisë, me rastin e 27 shtatorit- Ditës se turizmit.

Për herë të parë një restorant shqiptar përmbush kushtet e nevojshme për t`u nominuar në garën e restoranteve më të mira në Maqedoni.

Restorant-hoteli me katër yje “Tivoli” në Tetovë dhe në Shkup është ndër investimet më ambicioze në fushë të hotelerisë të biznesmenit Enver Kadriu nga fshati Odër i Tetoves,i cili këtë brend të vetin hotelierik, pas vitit 2002 e solli nga Kopenhaga e Danimarkës, ku poashtu bëri emër si hotelier i suksesshëm, ndër mesin e hotelierëve vendas dhe të huaj atje.

Restorant-hoteli “Tivoli” në Tetovë dhe në Shkup,me një enterier të gërshetuar me traditën shqiptare dhe atë evropiane dhe gatime speciale që mbajnë vulën “Tivoli”,është bërë i njohur në Maqedoni dhe gjithandej ndër viset shqiptare edhe si vatër me emër e manifestimeve të veçanta mbi kulturën shqiptare edhe në saje të pasionit te pronarit Enver Kadriu ndaj kulturës dhe vullnetit për sponsorim te evenimenteve kulturore që sjellin freski dhe kënaqësi artistike për klientët e restoranti dhe qytetarë

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *