Home / Lajme / Rajon / Topi bën thirrje për njohjen e Kosovës

Topi bën thirrje për njohjen e Kosovës

24 shtator-
“Ne mbështesim dialogun e sinqertë e konstruktiv, për zgjidhjen e çështjeve praktike, në dobi të interesave të përditshme të qytetarëve të tyre, për t’i ndihmuar ata por edhe për të lehtësuar pse jo, qetësuar minoritetet përkatëse, shqiptare dhe serbe se tashmë do të marrë rrugë zgjidhja e problemeve dhe çështjeve të përfaqësimit, të gjuhës, shkollimit apo të tjera nën frymën dhe vizionin e të ardhmes së përbashkët evropiane”, theksoi Presidenti.

Në prani të kryetarëve të shteteve, delegacioneve dhe të personaliteteve të larta të politikës botërore pjesëmarrës në Sesionin e 65-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi mbajti fjalimin e tij, ku u bëri thirrje homologëve, vendet e të cilëve akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta njohin atë.

Presidenti Topi tha se njohja e Kosovës është mënyra e vetme për t’i kontribuar stabilitet afatgjatë dhe paqes jo vetëm rajonale, por edhe globale. Duke iu referuar miratimit të rezolutës për ligjshmërinë ndërkombëtare të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Topi shprehu qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, i cili sipas tij duhet të fillojë pa humbur kohë.

“Ne mbështesim dialogun e sinqertë e konstruktiv, për zgjidhjen e çështjeve praktike, në dobi të interesave të përditshme të qytetarëve të tyre, për t’i ndihmuar ata por edhe për të lehtësuar pse jo, qetësuar minoritetet përkatëse, shqiptare dhe serbe se tashmë do të marrë rrugë zgjidhja e problemeve dhe çështjeve të përfaqësimit, të gjuhës, shkollimit apo të tjera nën frymën dhe vizionin e të ardhmes së përbashkët evropiane”, theksoi Presidenti.

Kryetari i Shtetit shqiptar në përfundim të fjalës së tij në këtë Asamble u shpreh se Shqipëria vlerëson se miratimi konsensual i kësaj rezolute është një hap shumë i rëndësishëm në respekt të opinionit këshillimor të GJND-së dhe të autoritetit të OKB-së, por dhe të konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe të institucioneve të tij demokratike e evropiane, të pavarësisë, integritetit të saj dhe të të ardhmes si vend anëtar i OKB-së”.

“Opinioni këshillimor i GJND-së provoi juridikisht se pavarësia e Kosovës mbeten rast ‘sui generis’, unik dhe për pasojë as precedent për situata të tjera në vende të tjera. Sot është çasti të provojmë me fakte se respektojmë OKB-në dhe vlerat që të gjithëve na kanë bashkuar këtu, sot është dita të dëshmojmë se mbështesim autoritetin e saj dhe të institucioneve të pavarura të saj, sot është rasti të pranojmë të vërtetën dhe ta pohojmë me zë të lartë atë”.

“Sot ne kemi përgjegjësinë ndaj një vendi dhe një populli që dëshiron me të drejtë të jetë mes nesh dhe ka dhënë prova se e meriton këtë vend. Andaj u bëj thirrje kolegëve të mi të nderuar, vendet e të të cilëve akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta njohin atë, duke i siguruar se kjo është mënyra e vetme për t’i kontribuar stabilitet afatgjatë dhe paqes jo vetëm rajonale, por edhe globale”.
Gjatë qëndrimit të tij në New York, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha u takua me kryeministrin e Tanzanisë, Mizengo Pinda, të cilët diskutuan për forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat me interes reciprok, por në fokus të veçantë ishte edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga Dodoma zyrtare.

“Kryeministri Berisha i kërkoi homologut të tij që Tanzania të shqyrtojë dosjen e Kosovës si një kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit, veçanërisht në dritën e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të pavarësisë së Kosovës”, thuhet në një kumptesë për media të Zyrës për informim të kryeministrit shqiptar.
Kryeministri Pinda u shpreh se Tanzania është gjithmonë në favor të paqes dhe stabilitetit, dhe se do ta shqyrtojë kërkesën e njohjes së pavarësisë së Kosovës brenda një kohe sa më të shkurtër.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *