Home / Lajme / Maqedoni / Tre persona janë vrarë në një sulm të armatosur mbrëmë në QT ‘Tri Biseri’ në Shkup

Tre persona janë vrarë në një sulm të armatosur mbrëmë në QT ‘Tri Biseri’ në Shkup

3 shtator-
“Në Qendrën Emergjente janë sjellë dy persona me plagë nga armë zjarri. Njëri prej tyre menjëherë u është nënshtruar plagëve, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë në sallën e intervenimeve. Ka pasur plagë nga armë zjarri në pjesën e kokës dhe gjoks”, deklaroi Rexhep Selmani, drejtor i Qendrës Emergjente.

Një preson është i dyshuar, ndërsa policia punon në ndriçimin e rastit në vrasjen e mbrëmshme të tre personave që ndodhi në restorantin për peshq pranë kioskut për sanduiçë “Sedmica” në QT “Tri Biseri” në lagjen Aerodorm të Shkupit.

Sipas informacioneve të para të MPB-së, sulmuesi në restorant ka hyrë rreth orës 19 e 45 minuta dhe ka shtënë me pushkë automatike, pas së cilave me automjet menjëherë është arratisur nga vendi i ngjarjes.

Në incidentin një person humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerë janë lënduar dhe janë transferuar në Qendrën Emergjente.

“Në Qendrën Emergjente janë sjellë dy persona me plagë nga armë zjarri. Njëri prej tyre menjëherë u është nënshtruar plagëve, ndërsa tjetri ka ndërruar jetë në sallën e intervenimeve. Ka pasur plagë nga armë zjarri në pjesën e kokës dhe gjoks”, deklaroi Rexhep Selmani, drejtor i Qendrës Emergjente.

MPB-ja për pasdite paralajmëroi detaje për sulmin e armatosur.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *