Home / Sport / “Unë te Milani? Vështirë, e dua shumë Interin”

“Unë te Milani? Vështirë, e dua shumë Interin”

Trajneri portugez e ka përjashtuar mundësinë që të paktën në një të ardhme të afërt, të ulet në krye të stolit të Milanit.

“Pas Ibrahimoviçit edhe unë te Milani? Vështirë, e dua shumë Interin”. Me këto fjalë të thëna për “Mediaset Premium”, Hoze Mourinjo e ka përjashtuar mundësinë që të marrë drejtimin e kuqezinjve. Të paktën në një të ardhme të afërt.

Më pas vijoi: “Është e vërtetë, në futboll kurrë mos thuaj kurrë. Por kam qenë kundërshtar i Milanit më parë, gjithnjë me respekt të madh. E dua shumë Interin për të menduar se mund të ndodhë diçka e tillë”.

Në fund, një batutë për Serinë A: “Interi e ka nisur me barazim, por më pas ka fituar dhe rezultatet e ndeshjeve të tjera kanë qenë të favorshme për zikaltrit. Duhet të shikohet gjithnjë në fund”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *