Home / Sport / Van Gal, me Bajernin deri në 2012-ën

Van Gal, me Bajernin deri në 2012-ën

Trajneri holandez ka shtyrë edhe për një vit marrëveshjen me kampionët e Bundesligës.

Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman përmes një njoftimi zyrtar në faqen e internetit, duke bërë me dije se kontrata e re e trajnerit përfundon në 30 qershor 2012. Firma e re e holandezit erdhi pak pas mbërritjes në Bazel, ku Bajerni i Mynihut do të luajë të mërkurën në mbrëmje ndeshjen e dytë në grup në Ligën e Kampionëve

Lajmi i rinovimit të kontratës së 59-vjeçarit vjen në një moment të vështirë për klubin, pas humbjes 2-1 me Maincin në shtëpi duke mbetur dhjetë pikë pas vendit të parë në kampionat. “Më pëlqen që gjithnjë të bëj gjëra të papritura. Pas një fitoreje çdokush mund të shtyjë kontratën Por është shenjë e mirë për tifozët që edhe pas humbjes me Maincin, ne duam të vazhdojmë me trajnerin tonë”, pohoi drejtori i Bajernit, Karl-Hajnc Rumenige.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *