Home / Lajme / Maqedoni / Vetëm 1 shqiptar nga 13 noterë të emëruar,

Vetëm 1 shqiptar nga 13 noterë të emëruar,

24 shtator-
Në Maqedoni numri i përgjithshëm i noterëve është 172, prej të cilëve 17 janë shqiptarë. Edhe në Komunat me shumicë shqiptare siç është Tetova ku numri i përgjithshëm i noterëve është 10, vetëm 4 janë shqiptarë, derisa në Komunën e Gostivarit prej gjithsej 4 noterëve 1 është shqiptar

Vetëm një nga 13 noterët e emëruar nga Ministri i Drejtësisë, Mihajllo Manevski është shqiptar ndërsa në mesin e 5 përmbaruesve nuk gjendet asnjë shqiptar.
Sipas Ministrit të drejtësisë mungesa e kandidatëve që kanë dhënë provimet për përmbarues, është arsyeja pse nuk ka asnjë shqiptar në mesin e tyre, kurse sa i përket noterëve Manevski tha se është i kënaqur me përfaqësimin edhe pse vetëm një nga noterët e emëruar është shqiptar.

Ai refuzoi të tregojë sa është përqindja e shqiptarëve në këtë detyrë.
“ Nuk ka kandidatë nga shqiptarët për përmbarues, shumë pak ka, unë shumë herë e kam përsëritur dhe ngritur si çështje dhe u bëj thirrje që të paraqiten dhe të japin provimet për përmbarues dhe noter.
Megjithatë numri i noterëve është i kënaqshëm, numrin nuk mund ta tregoj tani por mendoj se përputhet me një përqindje të kënaqshme” tha ministri i drejtësisë Mihajllo Manevski.

Noterja Bukurie Alimi, e sapoemëruar në këtë detyrë deklaroi se ka pritur që nga vitit 2002 për licencën e saj, kurse ajo hedh poshtë pretendimin se arsyeja e përfaqësimit të dobët të shqiptarëve në këtë detyrë, është mungesa e kuadrit. “Unë kam pritur prej 2002 shit prej atëherë e kam dhënë provimin e noterisë, por prej këtij konkursi të muajit shkurt jam zgjedhur notere për komunën e Kërçovës.

Nuk është e mjaftueshme që do të thotë do të duhet përmirësime edhe më tutje të punohet në këtë drejtim që përfaqësimi të jetë proporcional i shqiptarëve, sepse ka nevojë komuna e Tetovës, komunat e Gostivarit dhe komunat tjera që me të vërtetë kanë nevojë.
Mendoj se ka shqiptarë që kanë dhënë provimin e noterisë nuk kemi mungesë të kuadrit” u shpreh noterja Bukurie Alimi.
Në Maqedoni numri i përgjithshëm i noterëve është 172, prej të cilëve 17 janë shqiptarë. Edhe në Komunat me shumicë shqiptare siç është Tetova ku numri i përgjithshëm i noterëve është 10, vetëm 4 janë shqiptarë, derisa në Komunën e Gostivarit prej gjithsej 4 noterëve 1 është shqiptar. ALSAT-M

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *