Home / Lajme / Maqedoni / Vetëvritet Adem Sulejmani në Idrizovë

Vetëvritet Adem Sulejmani në Idrizovë

13 shtator-
Në momentin kur është vërejtur i burgosuri ende ka treguar shenja jete dhe menjëherë është dërguar në qendrën urgjente në klinikën e Shkupit.

I burgosuri Adem Sulejmani mbrëmë është vetëvrarë në burgun e Idrizovës.
Nga drejtoria për kryerjen e sanksionimeve informojnë se mbikëqyrësi kujdestarë gjatë kontrollit të objektit “Shkollo”, e ka gjetur të burgosurin në banjë të varur në rrjetat e dritareve.

Në momentin kur është vërejtur i burgosuri ende ka treguar shenja jete dhe menjëherë është dërguar në qendrën urgjente në klinikën e Shkupit. Tentimet për reanimacion nuk kanë pasur sukses kështu që vetëm është konstatuar vdekja e tij.

Sulejmani ka vuajtur nga diabeti dhe ka qenë nën përkujdesje mjekësore. Tek ai nuk është vërejtur ndonjë sjellje e pazakonshme.
I dënuari tërë kohën e qëndrimit në burg ishte angazhuar me punë në depo.
42 vjeçari Sulejmani në Sllovaki ishte dënuar me burg prej 12 vjet e gjysmë për tregti me narkotikë. Alsat-M

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *