Home / Lajme / Maqedoni / ‘Vojvodët’ ofendojnë me mbishkrime

‘Vojvodët’ ofendojnë me mbishkrime

24 shtator-
Pas këtyre mbishkrimeve ofenduese, sipas qytetarëve shqiptar, dyshohet se qëndron grupi i tifozëve maqedonas, të ashtuquajtur “Vojvodët”.

Në Tetovë kanë vazhduar provokimet përmes mbishkrimeve. Një mbishkrim provokues është shkruar ditëve të fundit në Qendrën e vjetër tregtare “Saranda”, pas atij që javë më parë u shkrua në shkollën fillore “Liria”.
Pas këtyre mbishkrimeve ofenduese, sipas qytetarëve shqiptar, dyshohet se qëndron grupi i tifozëve maqedonas, të ashtuquajtur “Vojvodët”.
Pronarët e lokaleve në këtë pjesë të qytetit, kanë shfaqur shqetësimet e tyre për këtë provokim të radhës, ndërsa dyshojnë se prapa këtyre mbishkrimeve qëndron i ashtuquajturi grup “Vojdvodët”, të cilët pas çdo ndeshje futbolli në Tetovë, me ekipet tetovare si Shkëndija apo Renova, shfaqin nervozizëm dhe patriotizëm.

“Është po ky grup i cili kohëve të fundit haptazi provokon shqiptarët në mënyra të ndryshme. Kohë më parë ky grup provokoi shqiptarët rrugëve të qytetit para një ndeshje duke brohoritur ‘Vdekje për shqiptarët’.Tani këto mbishkrime kanë filluar të shkruhen në shumë vende.

Vetë e shihni se këtu askush si ka provokuar, por janë ata të parët të cilët shkruajnë parulla antishqiptare”, thotë Amiri, kamarier në një lokal në Qendrën tregtare “Saranda”.
Mbishkrimet ofenduese në shkollën fillore “Liria” janë fshirë nga autoritetet e shkollës, e cila e kishte njoftuar edhe policinë për mbishkrimin me përmbajtje ofenduese ndaj shqiptarëve.

Policia arsyetohet se nuk mund ti kap kryerësit e këtyre akteve, pasi të njëjtat shkruhen gjatë orëve të natës dhe në vende më pak të frekunetuara.

Shkrimi i mbishkrimeve në vende publike është në kundërshtim me Ligjin për pastërti publike dhe dënimi është 50 euro, mirëpo dënimi është edhe më i madh përmes tyre rrezikohet siguria.

“Kur bëhet fjalë për mbishkrime me përmasa më të mëdha ofenduese, që mund të shkaktojnë edhe prishje të rendit dhe qetësisë publike, atëherë dënimi është prej dy mijë deri në tre mijë euro”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së në Tetovë.

Ndërkohë, para Qendrës për kulturë në Tetovë kohë më parë janë lyer me ngjyrë të zezë figura të “revulicionarëve maqedonas”.
Shoqatat e ndryshme kanë shfaqur brengosjen e tyre se grafitet me përmbajtje ofenduese janë pasojë e tensioneve ekzistuese ndëretnike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *