Home / Lajme / Maqedoni / Zbulohet kontrabanda e ilaçit “Viagra” në vendkalimin Bllacë

Zbulohet kontrabanda e ilaçit “Viagra” në vendkalimin Bllacë

24 shtator-
Nëpunësit e doganës pas kontrollit të tre shtetasve kanë zbuluar 61 pako me ilaçin për potencë “Viagra”, të cilat po tentonin ti kalonin ilegalisht nga Kosova në Maqedoni.

Autoritetet doganore sot herët në mëngjes në vendkalimin kufitar Bllacë me Kosovën zbuluan pako të ilaçit “Viagra”, të cilat u gjetën tek tre shtetas të Maqedonisë.

Nëpunësit e doganës pas kontrollit të tre shtetasve kanë zbuluar 61 pako me ilaçin për potencë “Viagra”, të cilat po tentonin ti kalonin ilegalisht nga Kosova në Maqedoni.

Gjatë kontrollit disa kuti janë gjetur në një çantë, ndërsa të tjerat ishin fshehur në veturën dhe trupat e tyre.

Autoritetet e Doganës së Maqedonisë theksuan se po hetohet rasti dhe dyshimet për përfshirjen e këtyre personave në rrjetin e kontrabandës së ilaçeve

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *