Home / Lajme / Maqedoni / Zhduket bariu me 600 dele në Malësinë e Sharrit

Zhduket bariu me 600 dele në Malësinë e Sharrit

5 shtator-

Pronari i kopesë së deleve, 51 vjeçari A.A nga fshati Bogovinë i Tetovës ka lajmëruar mbrëmë rreth orës 23.00, organet policore për zhdukjen e bariut 23 vjeçar nga Kukësi i Shqipërisë, i cili përkujdesej për kullotjen e 600 deleve në rajonin e Malësisë së Sharrit.

Një bari me 600 dele është zhdukur mbrëmë nga rajoni i Malësisë së Sharrit, njoftoi Ministria e Brendshme e Maqedonisë.

Pronari i kopesë së deleve, 51 vjeçari A.A nga fshati Bogovinë i Tetovës ka lajmëruar mbrëmë rreth orës 23.00, organet policore për zhdukjen e bariut 23 vjeçar nga Kukësi i Shqipërisë, i cili përkujdesej për kullotjen e 600 deleve në rajonin e Malësisë së Sharrit.

Stacioni policor i rajonit të Tetovës menjëherë është vënë në kërkim të bariut dhe deleve të zhdukura, ndërsa jozyrtarisht mësohet se ato mund të jenë në territorin e Kosovës. Ministria e Brendshme deri tani nuk ka bërë të ditur se cilat mund të jenë motivet e këtij rasti

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *