Home / Lajme / Maqedoni / Zilja nuk bie në shkollën Migjeni në lagjen Drenovec

Zilja nuk bie në shkollën Migjeni në lagjen Drenovec

Tetovë, 1 shtator
“Në fundin e vitit 2009 mbarimin e vitit shkollor arsimtarët iu kanë thënë nxënësve se vitin 2010 – 2011 do vazhdoni mësimin në këtë shkollë dhe nxënësit kanë ardhur të vazhdojnë mësimin. Presim arsimtarët që të vijnë të hapin dyert e shkollës, deri sa nuk vijnë ti hapin dyert nxënësit do të qëndrojnë këtu”, tha Bajram Kuçi, kryetar i Bashkësisë Lokale në Drenovec.

Urim Hasipi
Edhe këtë shtator nuk dëgjohet zëri i ziles në shkollën e re në lagjen Drenovec në Tetovë.

Banka të zbrazëtapa nxënës, arsimtarë pa ditar në dorë.

Kjo është pamja e këtij fillim viti në këtë shkollën Migjeni, e cila u inaugurua një vit më parë në këtë paralagje të Tetovës.

Megjithatë mospasja e personelit arsimor dhe paisjeve teknike, ka bërë që në këtë shkollë mos startojë me punë edhe këtë shtator. Prindër të kësaj lagje të mërkurën në orët e hershme të mëngjesit kanë protesuar para shkollës duke kërkuar zgjidhje për këtë problem.

“Në fundin e vitit 2009 mbarimin e vitit shkollor arsimtarët iu kanë thënë nxënësve se vitin 2010 – 2011 do vazhdoni mësimin në këtë shkollë dhe nxënësit kanë ardhur të vazhdojnë mësimin. Presim arsimtarët që të vijnë të hapin dyert e shkollës, deri sa nuk vijnë ti hapin dyert nxënësit do të qëndrojnë këtu”, tha Bajram Kuçi, kryetar i Bashkësisë Lokale në Drenovec.

Prindërit janë decid, fëmijët nuk i cojmë më me kilometra nëpër shkolla tjera duke pasur tonën këtu. “Nuk do lejoj asesi përshkak se është e turpshme që ëfmi të vegjël të udhëtojnë nga 5 apo 6 kilometra në kushte të vështira ndërsa shkollën e kemi këtu.

Mjaft më me politizime shkolla është e gatshme dhe duhet fmit këtu të mësojnë” thotë një prind që kishe dalur në mëngjes për të protestuar.Drejtori i shkollës fillore “Migjeni”, Arif Ceka, shprehet se është çështje ditësh dhe shpreson që shkolla e re do hapet deri të hënën, ai apelon që nxënësit të vijnë në shkollë që së paku të mundë të sistemohen.

” Ne jemi në kontakte permamente me Ministrinë e Arsimit dhe besoj që sivjet do hapet ajo shkollë dhe është cështje e kohës, problematike janë vetëm pëlqimet që duhet të na vijnë për disa arsimtarë dhe personelin teknik.

Unë apeloj që ato nxënës të vijnë në qendër sikurse kanë mësuar vitin e kaluar dhe ne brenda kësaj jave të bëjmë sistematizimin detal të nxënësve dhe nuk dua të reëj ma se mjaft I kemi rrejt një vita to nxënës dhe prindërit, ashtu sipas sugjerimeve të ministrisë së arsimit që ditën e hënë të startojmë me kuadër komplet në Drenoc” tha drejtori Ceka .

Kjo shkollë filloi të ndërtohet në vitin 2005, ndërsa përfundoi në vitin 2009, kurse mësimin duhet ta ndjekin afër 600 nxënës. Edhe zëvendëskryeministri Ademi dhe Ministri I Arsimit Todorov, të mërkurën kanë konfirmuar që viti I ri shkollor për nxënësit e Drenocit do fillojë nga e hëna në objektin e ri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *