Home / Sport / Zyrtare: Robinjo te Milani, Borrielo te Roma

Zyrtare: Robinjo te Milani, Borrielo te Roma

Robinjo është zyrtarisht futbollist i Milanit, ndërkohë që klubi kuqezi ka gjetur gjuhën e përbashkët me Romën për transferimin e sulmuesit Marko Borrielo.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi kuqezi përmes një njoftimi zyrtar në faqen e internetit. “A.C. Milan njofton se ka arritur një marrëveshje përfundimtare me futbollistin Robinjo nga Mançester Siti për katër vite. Braziliani ka nënshkruar një marrëveshje katër vjeçare”, thuhet në deklaratë. Sipas mediave italiane operacioni është përmbyllur për shumën e 18 milionë eurove, ndërkohë që 26-vjeçari do të përfitojë pesë milionë euro në vit.

Ndërkohë, menjëherë pas zyrtarizimit të brazilianit, përfaqësuesit e Milanit kanë përmbyllur me sukses marrëveshjen me Romën për kalimin e Marko Borrielos në “Olimpiko”. Bomberi italian është veshur verdhekuq në formë huazimi me të drejtë blerjeje përfundimtare për dhjetë milionë euro.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *