Home / Lajme / Rajon / AAK-ja nuk do të bëjë koalicion me PDK-në

AAK-ja nuk do të bëjë koalicion me PDK-në

27 tetor-
“Ne jemi pa president, pa gjysmën e qeverisë, faktikisht jemi në një kolaps institucional, prandaj zgjedhjet janë të domosdoshme”, ka thënë ai. Duke përsëritur se AAK-ja edhe më parë ka qenë kundër kësaj qeverie, Haradinaj ka saktësuar se për krizën institucionale në vend janë fajtorë LDK-ja dhe PDK-ja.

Daut Haradinaj, anëtar i kryesisë së AAK-së, dhe vëlla i liderit të këtij subjekti opozitar, Ramush Haradinajt, bashkë me zyrtarë të lartë të subjektit të tij politik, shoqëruar edhe nga kryetari i Pejës, Ali Berisha, u ka bërë thirrje studentëve dukagjinas që të mos jenë jashtë proceseve politike që po ndodhin në vend dhe rreth tij.
Haradinaj, në sallën e njëjtë dhe nga e njëjta foltore, në të cilën tre javë më parë kryeministri i vendit kishte mbajtur po ashtu një ligjëratë politike, ka shtuar para studentëve se rinia sot duhet të jetë e aftë për të kontribuar në ndryshimet politike në shkallë vendi dhe për më shumë edhe për të dhënë ndihmesën e tyre për integrimet euroatlantike të shtetit më të ri të botës.

Duke u rikthyer në kujtesën e luftës Haradinaj ka bërë paralelizëm midis mundësive sot të rinisë dhe gjeneratës së tij. “Kur unë isha në moshën tuaj bashkë me moshatarët e mi luftuam për çlirimin e Kosovës. Shumë nga luftëtarët e lirisë kanë rënë për lirinë që gëzojmë sot. Ideal i tyre ishte liria, por edhe arsimimi”, ka thënë Haradinaj në këtë takim që i ngjante një fushate, por që nuk u tha të ishte fushatë.

“Mos i harroni sakrificat e dëshmorëve, por përpiquni që të bëheni të përgatitur për integrime në familjen e madhe evropiane, sepse ju do ta çoni Kosovën atje ku e ka vendin”, ka thënë Haradinaj, njofton Koha.

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Haradinaj, tek pasi ka dal nga objekti i fakultetit ka dhënë një prononcim politik për situatën në vend.

“Ne jemi pa president, pa gjysmën e qeverisë, faktikisht jemi në një kolaps institucional, prandaj zgjedhjet janë të domosdoshme”, ka thënë ai. Duke përsëritur se AAK-ja edhe më parë ka qenë kundër kësaj qeverie, Haradinaj ka saktësuar se për krizën institucionale në vend janë fajtorë LDK-ja dhe PDK-ja.

“Ndonëse LDK-ja po mundohet të nxirret prej situatës është përgjegjëse po aq sa PDK-ja për gjendjen e shkaktuar”, ka thënë ai para medieve, duke ritheksuar edhe një herë se subjekti i tij politik për asnjë çmim nuk do të bëjë koalicion qeverisës me PDK-në. Për liderin e partisë, Ramushin, që gjendet në Hagë ka thënë se do të jetë bartës i listës, ndonëse besohet, siç tha ai, se së shpejti Haradinaj do të lirohet nga Tribunali i Hagës

Gjithashtu lexo

“Balena Blu” shënon një tjetër viktimë, adoleshenti vret veten me qese plastike

Loja “Balena Blu” vazhdon që t’i marrë jetën adoleshentëve. Një 14 vjeçar indian dyshohet se …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *