Home / Lajme / Maqedoni / Ademi: PDSH po fabrikon dosje të UDB-së

Ademi: PDSH po fabrikon dosje të UDB-së

18 tetor-

Sipas tij, BDI-ja nuk e ka më mendjen të humbë kohë me këtë parti politike, e cila si[ tha Ademi që nga themelimi i saj, dhe atë me intriga nga më të ultat dhe me fabrikime.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi theksoi se PDSH po fabrikon dosje të UDB-së, duke i hedhur nëpër oborret e qytetarëve.

“Tani më nuk është pyetja se kush i fabrikon këto dhe i hedh në oborret e paqena të qytetarëve të ndershëm, e vetmja pyetje të cilën mund ta parashtrojmë tani publikisht, është se, sa kohë i duhet PDSH-së të përgatisë një dosje pasi që vet tregojnë se,e dinë ditën kur ato do të bijnë nga qielli në oborrin edhe të ndonjë qytetari tjetër “të ndershëm dhe të përgjegjshëm”, apo mundet do të bijnë në oborrin e njëjtë i cili ne fakt nuk ekziston”, theksoi Ademi.

Sipas tij, BDI-ja nuk e ka më mendjen të humbë kohë me këtë parti politike, e cila si[ tha Ademi që nga themelimi i saj, dhe atë me intriga nga më të ultat dhe me fabrikime.

“Nga ana tjetër edhe mund ti kuptojmë, në një periudhe kur ky subjekt politik rejtingun në elektorat e ka në nivelin më të ulët të mundur, kur ky subjekt politik izolohet në skenën politike, kur kësaj partie i dalin në opinion afera të rënda sic është falsifikimi i dokumenteve zyrtare ajo ska më tjetër ctë bëjë përvec se të vazhdojë në këtë mënyrë dhe njeriut shumë të afërt të kësaj partie, si nga qielli në oborr të shtëpisë i bien “dokumente sekrete“ dhe atë jo të cdo kujt, por, të shërbimeve sekrete të Beogradit”, theksoi sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi, duke shtuar se me këto [ështje të dosjeve do të merren institucionet kompetente.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *