Home / Lajme / Maqedoni / Ademi:Dosjet për të diskredituar UÇK-të

Ademi:Dosjet për të diskredituar UÇK-të

27 tetor-
Sipas tij, kjo është një luftë e drejtpërdrejt për të diskredituar veprën dhe personalitetin e themeluesit të UÇK-së në Kosovë dhe Maqedonisë, si dhe sukseset e këtyre dy ushtrive.

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Abdilaqim Ademi deklaroi se dosjet janë një luftë për të diskredituar veprën dhe personalitetet e UÇK-ve në Kosovë dhe Maqedoni.

“Të akuzohet një nga themeluesit e UÇK-së në Kosovë si dhe njeriun e parë të UÇK-së në Maqedoni, tani kryetar i partisë më të madhe të shqiptarëve në Maqedoni, duhet të jesh në një gjendje të rëndë shëndetësore mentale apo të kesh borxh të madh ndaj shërbimeve sekrete të rajonit”, deklaroi sekretari i përgjithshëm dhe zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, duke komentuar pyetjen e gazetarëve të bërë sot lidhur me publikimin e një dosje me shifrën “Ibër”, e cila ngarkon si përgjegjës kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, si bashkëpunëtor të sigurimit ish-jugosllav UDB-në.

Sipas tij, kjo është një luftë e drejtpërdrejt për të diskredituar veprën dhe personalitetin e themeluesit të UÇK-së në Kosovë dhe Maqedonisë, si dhe sukseset e këtyre dy ushtrive.

Ndryshe, sipas dokumenteve, “Ibri” është lindur në fshatin Zajaz të Kërçovës, ndërsa fillimi i bashkëpunimit daton që nga viti 1980 me rekomandim të bashkëpunëtorit me nofkën “Daja”.

Në takimin themelues të mbajtur në një banesë në afërsi të Cyrihut, nga tetë emigrantë shqiptarë, më së paku dy ishin bashkëpunëtorë të shërbimeve serbe të sigurisë, nofkat e të cilëve ishin “Ibri“ dhe “Daja”, që të dy nga Maqedonia.

“Ibri” dhe “Daja” në fillimin e viteve ’80 kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete jugosllave, ndërsa ai bashkëpunim ka vazhduar edhe në kohën e Sllobodan Millosheviqit” thuhet në dosjen të cilën e publikoi e përditshmja “Dnevnik”. Në dosje ka dokumente që përputhen me dokumentet e dosjes “Daja”, posaçërisht lidhur me vrasjen e vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe shokut të tyre Kadri Zekës.

Përmenden gjithashtu edhe shumë emra të shqiptarëve nga Kosova, Maqedonia dhe Evropa Perëndimore për të cilët “Ibri” dhe “Daja” u kanë dhënë informata shërbimeve“, shkruan më tej ‘Dnevnik’.
Angazhmani i tij Beogradit i ka kushtuar 167.560 franga zvicerane, 50.000 marka gjermane si dhe një shumë e pavërtetuar në dinarë. Nga periudha prej 1983/84 deri në qershor të vitit 1997, “Ibri” shërbimeve u ka dorëzuar mbi 10 mijë informacione të vlefshme, të dhëna, shënime dhe dokumente” thuhet mes tjerash në shkrimin e publikuar në “Dnevnik”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *