Home / Lajme / Maqedoni / Ademi:Nuk kemi dallime me Ministrine e Kultures

Ademi:Nuk kemi dallime me Ministrine e Kultures

6 tetor-
“Projektet që realizohen janë të ndara. Për projektin të cilin ju e thoni, që realizohet në komunën e Çairit është projekt tjetër, ky është tjetër. Ne nuk kemi pasur dallime për projektet që realizohen. Këto janë faza ideore të cilët do të duhet të realizohen në projekte kryesore dhe ne do të vazhdojmë ti përkrahim të njejtat edhe në Shkup edhe këtu”, deklaroi Avdilaqim Ademi.

Ministrja e Kulturës Elizabeta Kamçevska do të marr pjesë në debatet publike që organizohen për projektin ideor për sheshin “Skënderbeu,” në komunëne Çairit por vetëm kur do të ketë kohë të lirë.

Ky projekt nuk ishe parë më sy të mirë nga Ministria e Kulturës, sidomos nga vetë ministrja megjithatë ajo gjatë qëndrimit në Tetovë, e pytur për pjesëmarrjen e saj në debatin publik, nuk ka mohuar pjesëmarrjen por edhe pa precizuar kohën e vizitës.

“Projekti është nën ingerencë të komunës së Çairit dhe këtu janë në vend të parë qytetarët. Unë si ministre isha e ftuar dhe kur do të kem kohë të lirë do të shkoj ta shoh në radhë të parë si qytetare, sepse është në interes të qytetarëve. Projekti është për qytetarët dhe ata do të japin vlerësimin dhe është mirë që organizohen këso debate pasi duhet të dëgjojmë mendimet edhe të qytetarëve”, tha Kamçevska.

Me tone të buta ka qenë edhe vetë zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, i cili i pyetur se a janë zbutuar marrëdhëniet me Ministren e Kulturës, rreth ndërtimit projektit për sheshin Çair, Ademi tha se nuk ka pasur mosmarrëveshje.

“Projektet që realizohen janë të ndara. Për projektin të cilin ju e thoni, që realizohet në komunën e Çairit është projekt tjetër, ky është tjetër. Ne nuk kemi pasur dallime për projektet që realizohen. Këto janë faza ideore të cilët do të duhet të realizohen në projekte kryesore dhe ne do të vazhdojmë ti përkrahim të njejtat edhe në Shkup edhe këtu”, deklaroi Avdilaqim Ademi.

Pakënaqësinë e saj, ajo e shprehu një ditë pas prezantimit nga Komuna e Çairit, duke sjellë në vëmendje se – edhe pse financohet edhe nga Qeveria, s’mund të realizohet pa miratimin e Ministrisë së Kulturës, nëse nuk harmonizohet me Ligjin për Çarshinë dhe të posedojë leje edhe nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *