Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Duam të zgjidhim, jo të shkaktojmë probleme

Ahmeti: Duam të zgjidhim, jo të shkaktojmë probleme

11 tetor-
Duke folur për vijat e kuqe të BDI-së lidhur me zgjidhjen e kontestit me Greqinë, Ahmeti tha se partia e tij është pjesë e qeverisë për të zgjidhur e jo për të shkaktuar probleme. Në këtë intervistë, Ahmeti flet edhe për statusin e ish-pjestarëve të UÇK-së, koalicionin qeveritar, zgjedhjet e parakoshme, regjistrimin e popullsisë si dhe për çështje tjera.

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka dhënë detaje lidhur me vizitën e fundit në Bruksel, ku nga zyrtarët e Bashkimit Evropian mori mesazhet për zgjidhjen e shpejt të çështjes së emrit. Duke folur për vijat e kuqe të BDI-së lidhur me zgjidhjen e kontestit me Greqinë, Ahmeti tha se partia e tij është pjesë e qeverisë për të zgjidhur e jo për të shkaktuar probleme. Në këtë intervistë, Ahmeti flet edhe për statusin e ish-pjestarëve të UÇK-së, koalicionin qeveritar, zgjedhjet e parakoshme, regjistrimin e popullsisë si dhe për çështje tjera.
“Ka një shqetësim për zvarritjen e zgjidhjes së çështjes së emrit të shtetit si pengesë e vetme thuan që është përsëritur në të gjitha takimet, është bërë një apel, thirrje që ne të angazhohemi sa më shumë me fqiu tonë Republikën e Greqisë për të gjetur kompromis zgjidhje të tejkalohen pengesat. Sa i takon vijës së kuqe apo durimit të BDI-së, unë mendoj se ne kemi hyrë në këtë koalicion në këtë bashkëqeverisje për të kontribu dhe për të zgjedh problemet, jo për të shkaktu probleme dhe i gjithë angazhimi dfhe kapacitetet politike , njerëzore të BDI-së janë të angazhuar dhe punojnë që të jenë të dobijshëm në zhvillimin e proceseve dhe shpresojmë se të gjtiha energjitë pozitive që drejtohen në këtë fushë veprimtarie me në fundtë arrijmë suksesin e pritshëm që vendi ynë të tejkalojë vështirësitë dhe sa më parë të jetë pjesë e NATO-s po edhe të fillojë negociatat për anëtarsim në BE-së ”, thotë Ali Ahmeti, Kryetari I BDI-së, në një intervistë për Alsat

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *