Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti:Nuk është sulmi i parë që marrim

Ahmeti:Nuk është sulmi i parë që marrim

29 tetor-
Dua që ju të jeni sa më gjaktftohtë në këto momente sepse nuk është hera e parë që na sulmojnë në shumë mënyra të ndryshme.Këto komente Ahmeti, i ka bërë të enjten mbrëma në fshatin Zajas gjatë një ceremonie ku është promovuar kandidati për kryetar komune në Zajas Musli Musliu.

Duke folur rreth ngjarjeve të fundit dhe zhvillimeve sa i përket çështjes së dosjeve, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, ka ripërsëritur fjalët e një ditë më parë të dhëna për mediat se kjo është një histeri e cila ka për qëllim që të degradojë jasht çdo mase ish krerët e lëvizjes kombëtare gjatë tridhjetë viteve të fundit. Kreu i BDI-së tha se institucionet vetë do të zbardhin të vërtetën rreth këtyre dosjeve.

Tani më lejoni të përgjigjem me pak alegori, “mbase shqiptarët kishin qenë populli më fatlum në rajonin e Ballkanit pasi vet UDB ua kishte krijuar forcat e tyre të UÇK për pavarësinë e Kosovës dhe luftën për barazinë e shqiptarëve të Maqedonisë”, tha ai, duke rikujtuar se si mundet që Fazli Veliu të ketë qenë bashkëpunëtor i shërbimit sekret jugosllav, kur ai ende nuk e din varrin e vëllaut të tij.

“Në çdo takim me ndërkombëtarët, kam informuar ata se në Zajas, në oborrin e shtëpisë time, gjendet një Srebrenicë me varrezat e stërgjyshërve të mi. Si mundet që Fazli Veliu të jetë bashkëpuntor i shërbimeve sekrete kur ai nuk din se ku i ka eshtrat e të vëlluat të tij.

Dua që ju të jeni sa më gjaktftohtë në këto momente sepse nuk është hera e parë që na sulmojnë në shumë mënyra të ndryshme.Këto komente Ahmeti, i ka bërë të enjten mbrëma në fshatin Zajas gjatë një ceremonie ku është promovuar kandidati për kryetar komune në Zajas Musli Musliu.

Ahmeti, më tej edhe një herë ka thënë se ka pasur ofertë për ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001, por nuk e ka pranuar këtë pasi që siç tha ai, kërkohej që si me shpatë të ndaheshin 250 mijë shqiptarë.

“Shqipëria e Madhe apo si të doni thoni, është kur të gjithë shqiptarët do të jenë pjesë e Evropës dhe nuk do të ketë kufi nga Athina deri në Stokholm.

A ka gëzim më të madh se mos ketë kufi dhe që të gjithë të lëvizim lirshëm”, theksoi Ahmeti, i cili ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin se marrëveshja e Ohërit është bazë për të ardhmen e këtij shteti e cila e shndëron popullin shqiptar nga një popull minor në shtetformues.

Ndërkaq, në këtë vijë ka qenë edhe sekretari gjeneral i BDIsë Abdilaqim Ademi, i cili përmendi vendosjen e tre busteve të shqiptarë në sheshin e Shkupit, kurse në anën tjetër akuzoi PDSH-në, se në vitin 2006 ka thyer legjitimitetin e shqiptarëve duke hyrë në qeveri dhe njëkohësisht tha se për dy vite sa ishe PDSH-ja në qeveri, Marrëveshja e Ohërit nuk u realizua, ndërsa pushteti qendror nuk komunikonte me komunat shqiptare.

Kandidati i vetëm për kryetar komune në Zajas, tha se pas zgjedhjeve do të mundohet që të punon për të mirën e qytetarëve të kësaj komune.

Edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, edhe sekretari gjeneral Avdilaqim Ademi, kanë ftuar partitë tjera shqiptare që të nxjerrin kandidatët e tyre për kryetar komune në Zajas

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *