Home / Lajme / Maqedoni / Aksident i rëndë në rrugën Kërçovë-Gostivar

Aksident i rëndë në rrugën Kërçovë-Gostivar

9 tetor-
Nga kjo goditje përvec vozitësit , lëndime kanë marrë edhe bashkëudhëtarët G. S. dhe R.B ndërsa Xhumazi. K 21 vjecar nga fshati Balindoll I Gostivarit, I cili ka qenë në karriget e pasme ka ndruar jetë në vendngjarje

Gjatë një aksidenti rrugor që ka ndodhur në rrugën Kërcovë –Gostivar, një person e ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar rëndë.Sipas policisë, fatkeqësia ka ndodhur gjysëm ore pas mesnatës në rrugën Kërcovë Gostivar.

Vetura e tipit Audi, me targa të Zvicrës, të cilën e ka drejtuar 19 vjecari A.A nga Gostivari, nga ende shkaqe të pavërtetuara ka dalur nga autostrada dhe ka goditur në anën e djathtë të rrugës në shpat.

Nga kjo goditje përvec vozitësit , lëndime kanë marrë edhe bashkëudhëtarët G. S. dhe R.B ndërsa Xhumazi. K 21 vjecar nga fshati Balindoll I Gostivarit, I cili ka qenë në karriget e pasme ka ndruar jetë në vendngjarje.

Mënjëherë pas aksidentit të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gostivarit, kurse për shkak të seriozitetit të lëndimeve ata janë dërguar në klinikat e Shkupit, njoftoi Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *