Home / Lajme / Maqedoni / Aksidentohet Ministri Osmani

Aksidentohet Ministri Osmani

15 tetor-
Nga spitali i qytetit, njoftojnë se gjendja e ministrit Osmani është e qëndrueshme pa pasoja të rënda dhe se asnjëri nga shoqëruesit e tij apo pasagjerët që janë gjetur në makinën tjetër, nuk janë lënduar. Ministria e Brendshme bëri te ditur për Televizionin Koha, se ekipet e tyre kanë dalë në terren dhe se po kryhen hetimet.

Në orët e pasdites se sotme, ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani, ka pësuar një aksident në trafik në autostradën Gostivar – Tetovë, në afërsi të fshatit Zherovjan.

Nga spitali i qytetit, thonë se gjendja e ministrit Osmani është e qëndrueshme pa pasoja të rënda dhe se asnjëri nga shoqëruesit e tij apo pasagjerët që janë gjetur në makinën tjetër, nuk janë lënduar. Ministria e Brendshme bëri te ditur për Televizionin Koha, se ekipet e tyre kanë dalë në terren dhe se po kryhen hetimet.

Nga policia kanë bërë të ditur se vetura e tipit mercedes me të cilën vozitej Ministri Osmani, ka goditur një veturë e tipit reno 18, të cilën e ka drejturar një banor nga fshati Zherovjan.Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16.15 minuta.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *