Home / Lajme / Maqedoni / Aksion bëmirës për të ndihmuar hendikapët

Aksion bëmirës për të ndihmuar hendikapët

14 tetor-
“Mbështetjen që e kemi nga qytetarët e Maqedonisë është shumë e madhe. Vitin e kaluar më shumë se 100 persona kanë dhuruar gjak dhe shpresoj se një numër të ngjajshëm do të kemi edhe këtë vit dhe se ushqimi që do ta sigurojmë do t’i ndihmojë familjeve të varfra të kalojnë dimrin.”, thotë Filip Riker, ambassador i SHBA në Maqedoni.

Rreth 1 mijë familje nga pjesat rurale të vendit duhet të furnizohen me pako ushqimore dhe ndihmë tjera materiale deri në fund të muajit si rezultat i aksionit bamirës që sot filloi Ambasada amerikane në Shkup në bashkëpunim me Kryqin e Kyq të Maqedonisë. Përveç grumbullimit të ushqimit, po zhvillohet edhe aksioni i dhurimit të gjakut që më vonë do të dërgohet nëpër spitalet e Maqedonisë.
“Mbështetjen që e kemi nga qytetarët e Maqedonisë është shumë e madhe. Vitin e kaluar më shumë se 100 persona kanë dhuruar gjak dhe shpresoj se një numër të ngjajshëm do të kemi edhe këtë vit dhe se ushqimi që do ta sigurojmë do t’i ndihmojë familjeve të varfra të kalojnë dimrin.”, thotë Filip Riker, ambassador i SHBA në Maqedoni.
“Mund të shpreh kënaqësinë se kemi një aksion shumë të suksesshëm, pritjet tona janë se do të mbledhim pako ushqimore për 1000 familje e cila do tia lehtësoj periudhën e dimtrit pasi harxhimet janë më të mëdha.”, thotë Sait Saiti, Sekretar i Përgjithshëm i Kryqit të Kyq në Maqedoni.
Aksioni bamirës po zhvillohet me rastin e Ditës së Urisë 16 tetor dhe do të vazhdojë deri në fund të javës. Pakot ushqimore duhet të dhurohen tek personat e moshuar në pjesët rurale dhe personat me invaliditet. Aksioni i sotëm ishte mbështetur edhe nga një delegacion i Kuvendit i udhëhequr nga kryetari Trajko Veljanovski, disa prej deputetëve ndihmuan duke dhuruar gjak.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *