Home / Sport / Anulohet sfida Teteks – Shkëndija, MPB e Tetovës e gatshme, FFM kundër

Anulohet sfida Teteks – Shkëndija, MPB e Tetovës e gatshme, FFM kundër

Përballja kryesore e javës së 12-të mes Teteksit dhe Shkëndijës është anuluar, pasi që Federata Futbollistike në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Tetovës, ka marë informata se ky deparatament nuk mund të sigurojë sigurinë dhe rendin në takimin në Tetovë. Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Tetovës për ALSAT –M thonë se janë të gatshëm, por se vendimi i fundit ëhstë te Federata Fuitbollistike. Ndërkohë drejtuesit e Shkëndijës besojnë se kjo është një shantazh shtesë ndaj klubit të tyre.

Përballja kryesore e javës së 12-të në kuadër të Ligës së parë Futbollistike të Maqedonisë, mes Teteksit dhe Shkëndijës nga Tetova, e cila duhej të zhvillohet të shtunën, është anuluar. Sipas Federatës së Futbollit të Maqedonisë, derbi i madh mes dy skuadrave tetovare anulohet me rekomandim të Ministrisë të Punëve të Brendshme në Tetovë, të cilët nuk janë në gjendje të sigurojnë rendin në këtë përballje i cilësuar si sfidë me rrezik të lartë. Mirëpo zëdhënsëi i këtij departamenti, Marjan Josifovski për ALSAT-M tha se janë duke u marrë të gjitha masat e sigurisë për këtë ndeshje, ndërsa fjalën e fundit e ka FFM.
“Ministri e Punëve të Brendshme në Tetovë i ka ndërmarë të gjitha aktivitet përgatitore rreth kësaj sfide. Ndërsa vendim i fundit rreth luajtjes së kësaj ndeshje janë në duar të Federatës Futbollistike”,-tha për televizionin Alsat-M, zëdhënësi i MPB-së, sektori Tetovë, Marjan Josifovski.
Nga ana tjetër, drejtuesit e KF Shkëndija, besojnë se kjo është edhe një shantazh shtesë kundër klubit shqiptar nga Tetova.
“Nuk është radha e parë. Kjo është një shantazh kundër Shkëndijës dhe mendoje se i pengojnë sukseset dhe forca e Shkëndijës, por ne vazhdojmë me intenzitetin më të lartë të punës. Mendojë se jemi më të fortët në ligë dhe u apelojmë atyre të Teteksit, se kur të duan dhe ku të duan, ne jemi të gatshëm në mes të natës që të luajmë”, – deklaroi kryetari i KF Shkëndija, Nuriman Shaqiri.
Kjo nuk është hera e parë që anulohet një përballje mes këtyre dy skuadrave, pasi që edhe sezonin e kaluar, në kuadër të Kupës së Maqedonisë, për shkak sigurie përballja u anulua dhe u vendos të zhvillohet në Kërçovë. Vendimi u kundërshtua nga Shkëndija, ndërsa Teteksi pa zhvilluar sfidën u kualifikua në raundin e ardhshëm, ndërsa më vonë fitoi edhe titullin në Kupën e Maqedonisë.

Mensur Saiti Alsat-M

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *