Home / Lajme / Maqedoni / Armatimi ilegal me bollëk në Maqedoni

Armatimi ilegal me bollëk në Maqedoni

12 tetor
Çmimi ka ndryshuar dukshëm në vitin 2001, kur për shkak të konfliktit në Maqedoni u shtua kërkesa për armë, kurse për një armë paguhej deri në 500 euro. Raportet e institucioneve vendore dhe të huaja flasin për një numër zyrtar prej rreth 170 mijë armëve pa leje.

Një pushkë automatike “kallashnikov” në tregun e zi në Maqedoni mund të sigurohet relativisht lehtë, kurse çmimi sillet prej 500 deri në 1000 euro. Qasja e lehtë e “AK-47” siç është e njohur në terminologjinë ushtarake, ekspertët e sqarojnë me numrin e madh të armëve jolegale që ka në Maqedoni dhe rajon.

Atëherë një “kallashnikov” mund të blihej vetëm për 50 marka gjermane.

Çmimi ka ndryshuar dukshëm në vitin 2001, kur për shkak të konfliktit në Maqedoni u shtua kërkesa për armë, kurse për një armë paguhej deri në 500 euro.

Raportet e institucioneve vendore dhe të huaja flasin për një numër zyrtar prej rreth 170 mijë armëve pa leje.

Por, supozohet se ajo nuk e pasqyron situatën reale, pasi ka shumë më shumë armatim ilegal në Maqedoni.

Ekzistojnë tre motive kryesore për dëshirën te qytetarët për të pasur armë, thekson Derralla.

“E para është kultura për dhunë ose kulti drejt armatimit. Këtu nuk bëhet fjalë për koleksionerët e armëve, por nevoja që në shtëpi të ketë një armë të përdorshme”, tha Derralla.

Ai thekson se arsyeja e dytë është gjendja konkrete e cila i krijon qytetarit nevojën për të kërkuar armë, nën arsyetimin se nuk i beson institucioneve.

Njerëzit konsiderojnë se ata nuk mund t’i mbrojë institucioni dhe ër këtë arsye duhet vet të posedojnë armë për mbrojtje dhe vet të ndajnë drejtësinë. Në fund, ende nuk janë shëruar tërësisht marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni. Burime nga MPB-ja theksojnë se “kallashnikovë” ka shumë në Maqedoni, por ata rrallëherë shiten me copë. Edhe ata pohojnë se çmimi sillet nga 500 deri 1000 euro.

“Qytetarët në të zezë zakonisht blejnë pistoleta, kurse ‘kallazhnikovë’ shumë më rrallë. Çmimet që sillen në treg kurr nuk janë fikse por ndryshojnë. Më së shpeshti shiten dhe blihen pistoletat e markave “Zastava” dhe “TT”. Çmimet sillen nga 200-300 euro”, theksojnë nga MPB-ja për “NM”.

Prognozat e fundit janë se për shkak të Ligjit të ri dhe aktiviteteve të MPB-së të drejtuara kah armët ilegale, çmimi i armëve në tregun e zi do të rritet dukshëm.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *