Home / Lajme / Maqedoni / BDI:PDSH fabrikon të pavërteta për të diskredituar UÇK-në

BDI:PDSH fabrikon të pavërteta për të diskredituar UÇK-në

17 tetor-
Dëshirojmë të përkujtojmë se është PDSH partia e cila luftën e vitit 2001 e quajti tradhëti kombëtare, është PDSH partia e cila deshmorët i shpalli tradhtarë; është PDSH partia e cila tha se lufta është bërë për pushtet; por më e keqja akoma, është pikërisht PDSH partia e cila ka ndërtuar teori të tëra për atë se si UÇK është prodhim i shërbimeve sekrete sërbe e maqedonase. Gjate këtyre nëntë viteve, ata kanë investuar gjithë energjinë dhe mundesitë e tyre politike në një qëllim të vetëm, për të diskredituar dhe delegjitimuar misionin, qëllimin dhe arritjet e UÇK-së”, deklaroi Talat Xhaferi, deputet dhe anëtar i kryesisë qendrore të BDI-së, gjatë një pres konference me gazetarë në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël.

Publikimi i dosjeve ku aludohet se tre funksionarëve të lartë të BDI-së, kanë qenë bashkëpuntorë të shërbimit sekret jugosllav ka detyruar krerët e BDI-së që publikisht të pronocohen për këtë çështje nga selia e tyre në Tetovë. Për këtë çështje BDI drejtpërsëdrejti ka akuzuar Partinë Demokratike Shqiptare. Sipas partisë shqiptare në pushtet (BDI), deri më tash oponenti I tyre politik, edhe përkundër apeleve për të ndërprerë këtë fushatë ajo ka vazhduar me kokëfortësinë e tyre duke e ahspërsuar këtë fsuhatë.” Kjo fushatë për të kapur ”spiunët” në rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim nuk është e re dhe as e panjohur. Akuzat që këto ditë kanë lancuar kundërshtarët tonë politikë janë kulminacion i fushatës, më saktësisht i luftës politike që PDSH i ka shpallur UÇK-së, dhe e vazhdon akoma sot me BDI-në. Dëshirojmë të përkujtojmë se është PDSH partia e cila luftën e vitit 2001 e quajti tradhëti kombëtare, është PDSH partia e cila deshmorët i shpalli tradhtarë, është PDSH partia e cila tha se lufta është bërë për pushtet; por më e keqja akoma, është pikërisht PDSH partia e cila ka ndërtuar teori të tëra për atë se si UÇK është prodhim i shërbimeve sekrete sërbe e maqedonase. Gjate këtyre nëntë viteve, ata kanë investuar gjithë energjinë dhe mundesitë e tyre politike në një qëllim të vetëm, për të diskredituar dhe delegjitimuar misionin, qëllimin dhe arritjet e UÇK-së”, deklaroi Talat Xhaferi, deputet dhe anëtar i kryesisë qendrore të BDI-së, gjatë një pres konference me gazetarë në selinë e BDI-së në Reçicë të Vogël. Ai më tej tha se, diskreditimi dhe delegjitimimi i historisë më të lavdishme të popullit shqiptar në Maqedoni ka qenë dhe do të ngelet qllim i qarqeve antishqiptare, dhe nuk ka fare rëndësi tashmë se nga cila qendër e vendosjes operojnë ato nga Beogradi, Moska.” Fushata që është lancuar kundër UÇK-së dhe kundër BDI-së nga ana e PDSH-së, është argumenti më i mirë se deklarata e një ish zyrtari të policisë së Maqedonisë për formimin e PDSH nga ana e shërbimeve sekrete për të përçarë shqiptarët, paska qenë shumë e vërtetë dhe shumë e saktë. Duke u nisur nga kjo lidhje e dëshmuar edhe publikisht, shqiptarët nuk çuditen fare se kurirët e tyre mund t’u shërbëjnë me aq lojalitet dhe precizitet mentorëve dhe patronëve të tyre antishqiptarë dhe kur të pranojnë urdhërat, ata do ti realizojnë me “profesionalizëm”, siç bëri ditën e enjte shqiptari i ndershëm, Shpend Vehapi Ligushi. Të dhënat që qytetari i ndershëm Shpend Ligushi i parashtroi para Komisionit dhe mediumeve i konsiderojmë si fabrikime të kulluara me qëllim që viktimat e shërbetorëve të shërbimeve, pra shqiptarët të shënderohen në “bashkëpunëtorë” të shërbimeve. Këto fabrikime të “fakteve” dalin nga kuzhina e mbikqyrur nga vojvoda e mbështetur nga bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit siç janë Hisen Musliu ish shef i sigurimit për Tetovë dhe Gostivar dhe Rexhep Musliu ish shef i sektorit të punëve të brendshme për Kërçovë që tani këshilltarë vojvodës për çështje të sigurisë e më parë këshilltarë në kabinbetin e Refet Elmazit 2006-2008 që aktivitetin e tyre në shërbimet sekrete e vazhdojnë përmes pasuesve të tyre, Urimit dhe Erollit, aktualisht, të besueshëm të shërbimeve të shtetit”, deklaroi Xhaferi. Ai në fund tha se, BDI është plotësisht e vetëdijshme se kjo fushatë e egër antishqiptare nuk do të ndalojë. “Në periudhën që vijon, ajo do të bëhet edhe më e paskrupullt dhe me a pafytyrë. Ne e dimë se në kuzhinat konspirative të PDSH-së vazhdojnë punimet intensive për të fabrikuar akoma “dosje” të reja, për të etiketuar edhe më shumë përfaqësues të UÇK-së dhe BDI-së me termin ‘spiunë’, nënvizoi Talat Xhaferi.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *