Home / Lajme / Maqedoni / BE kërkon Gruevski dhe Papandreu ta zgjidhin emrin

BE kërkon Gruevski dhe Papandreu ta zgjidhin emrin

26 tetor-

“Kemi informata se po bëhen përpjekje që dy kryeministrat të kenë takime bilaterale, me çka do të përforcohej bashkëpunimi mes dy shteteve, me qëllim që kontesti i emrit të zgjidhet”, ka deklaruar Fuere.

Bashkimi Evropian (BE) kërkon uljen në tryezë të dy kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë.

Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere, ka thënë se takimet bilaterale në nivel më të lartë, janë të nevojshme për tejkalimin e problemit me emrin.

“Kemi informata se po bëhen përpjekje që dy kryeministrat të kenë takime bilaterale, me çka do të përforcohej bashkëpunimi mes dy shteteve, me qëllim që kontesti i emrit të zgjidhet”, ka deklaruar Fuere.

Euroambasadori Fuere, ndër tjerash, ka theksuar se porosia e BE-së është shumë e qartë se zgjidhja e emrit do të ishte në favor të të dyja shteteve – palë në kontest.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *