Home / Lajme / Maqedoni / BE kërkon mirëbesim për regjistrimin e popullsisë

BE kërkon mirëbesim për regjistrimin e popullsisë

27 tetor-
Drejtori i Eurostat, Pieter Everaers theksoi se muaji prill është koha më e përshtatshme për realizimin e procesit të regjistrimit, duke hedhur poshtë kritikat e opozitës shqiptare.

“Të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe vendet e Ballkanit perëndimore regjistrimin do ta bëjnë në pill. Gjithashtu mendojmë se kjo është periudha më e mirë, për shkak se këtë e dimë nga eksperienca se gjatë muajit prill shumica e njerëzve janë në shtëpi apo mund të kemi qasje shumë më të lehtë tek ata”, theksoi Everaers.

Ambasadori i BE-së në Shkup, Ervan Fuere deklaroi se me rëndësi thelbësore është që regjistrimi i popullsisë në Maqedoni të realizohen në atmosferë të mirëbesimit maksimal.

“Apeloj tek partitë politike që të punojnë bashkërisht me qëllim të ndërtimit të një mirëbesimi për realizimin e regjistrimit. Roli udhëheqës në këtë kontekst duhet të ndërmerret nga ana e dy partive të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI, nëpërmjet angazhimit të tyre në të gjitha sferat e shoqërisë dhe me të gjitha partitë politike, për të arritur klimën e mirëbesimit, e cila do të krijonte një ambient të mirë për realizimin e suksesshëm të regjistrimit të popullsisë dhe do të kishte besimin nga të gjithë qytetarët”, theksoi ambasadori Fuere në konferencën e organizuar sot nga zyra për statistikë e BE-së – Eurostat dhe Enti Shtetëror i Statistikave.

Drejtori i Eurostat, Pieter Everaers theksoi se muaji prill është koha më e përshtatshme për realizimin e procesit të regjistrimit, duke hedhur poshtë kritikat e opozitës shqiptare.

“Të gjitha vendet anëtare të BE-së dhe vendet e Ballkanit perëndimore regjistrimin do ta bëjnë në pill. Gjithashtu mendojmë se kjo është periudha më e mirë, për shkak se këtë e dimë nga eksperienca se gjatë muajit prill shumica e njerëzve janë në shtëpi apo mund të kemi qasje shumë më të lehtë tek ata”, theksoi Everaers.

Zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi theksoi se Qeveria është e përkushtuar për të realizuar një regjistrim adekuat dhe transparent, që do të siguronte pasqyrën reale të gjendjes së popullsisë.

Ademi shtoi se regjistrimi po merr edhe kahje tjetër, për shkak se po shfrytëzohet edhe për realizuar të drejtat etnike.

Vlerësimin e procesit të regjistrimit po e bëjnë edhe përfaqësues të Eurostat, të cilat udhëhiqen nga grupi i ekspertëve i drejtuar nga eksperti i pavarur Zhan Misel Dur.

Procesi i përgatitjeve dhe realizimit të regjistrimit duhet të sigurojë mendim të pavarur se regjistrimi a realizohet sipas rekomandimeve ndërkombëtare, dhe a do të rris transparencën në zbatimin e operacionit, me qëllim që rezultatet përfundimtare të jenë të pranueshme në nivel nacional dhe ndërkombëtar.

Partitë opozitare shqiptare kanë shprehur shqetësime për mundësinë e manipulimit të shifrave të regjistrimit, për shkak të mungesës së besimit të shqiptarëve ndaj institucionit të Entit të Statistikave, duke mos përjashtuar edhe manipulimin e rezultateve. Demokracia e Re ka paralajmëruar protesta në rast se nuk pranohet propozimi i tyre që regjistrimi të zhvillohet gjatë muajit korrik të vitit të ardhshëm. Partia Demokratike Shqiptare ka shtruar disa kërkesa duke kërkuar shtyrjen e datës, rregullimin dhe përfshirjen e shqiptarëve pa nënshtetësi, si dhe përfaqësimin adekuat në Entin e Statistikave. Në rast të mospranimit të kërkesave të saj, PDSH paralajmëroi se do të thëras shqiptarët për të bojkotuar regjistrimin.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *