Home / Lajme / Maqedoni / Beogradi mban peng dosjet për Maqedoninë

Beogradi mban peng dosjet për Maqedoninë

11 tetor-
Publikimi i dosjeve ka nxitur debate edhe në qarqet politike, pas publikimit të disa dokumenteve nga javorja maqedonase “Fokus”, të cilat bëjnë të ditur se dy bashkëpunëtor të ngushtë të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti kanë qenë bashkëpunëtor të sigurimit shtetëror ish-jugosllav

Një pjesë e madhe e dosjeve për bashkëpunëtorët e sigurimit shtetëror në të kaluarën mbahen në arkivat e shërbimit sekret dhe arkivat serbe.

Komisioni për Hapjen e Dosjeve në Maqedoni vlerëson se nuk është e mundshme që të tërhiqen dosjet nga Beogradi që kanë të bëjnë me Maqedoninë.

“Me institucionet përgjegjëse serbe nuk kemi vendosur asnjë komunikim, për shkak se ato dosje ruhen nga shërbimet e tyre sekrete dhe asnjëherë nuk do të arrijmë t`i marrim. Ndoshta kjo do të ndodhë në kohëra më të mira, sepse tani s`ka gjasa”, deklaroi anëtari i Komisionit për dosjet, Gjorgji Mallkovski.

Komisioni për Hapjen e Dosjeve deri tani nuk ka bërë asnjë kërkesë në adresë të institucioneve të Serbisë për të kërkuar dosjet që kanë të bëjnë me Maqedoninë.

Publikimi i dosjeve ka nxitur debate edhe në qarqet politike, pas publikimit të disa dokumenteve nga javorja maqedonase “Fokus”, të cilat bëjnë të ditur se dy bashkëpunëtor të ngushtë të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti kanë qenë bashkëpunëtor të sigurimit shtetëror ish-jugosllav.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi kërkoi që ky rast të shqyrtohet dhe të kërkohen dosjet edhe nga Beogradi dhe jo vetëm ato që serohen nga arkivat shtetërore, policia dhe ushtria maqedonase.

BDI vlerësoi dje në një reagim se nuk ka për qëllim t’u përgjigjet akuzimeve të pabaza dhe ofenduese të cilat kanë vetëm një qëllim, viktimat t’i shndërrojnë në ekzekutues të urdhrave të dikujt.

Ish-ministri i brendshëm i Maqedonisë, Pavle Trajanov theksoi se autoritetet serbe do të vlerësojnë se a kanë interes për të ofruar dokumentet, pasi që interesi i tyre është që disa njerëz të tyre lojal akoma të mos zbulohen, të cilët veprojnë në Maqedoni.

Analistët vlerësojnë se derisa nuk ka një proces transparent të lustrimit edhe me materialet e plota, Beogradi në çdo moment do të nxjerrë dokumente diskredituese për të destabilizuar apo armiqësuar skenën e brendshme politike në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *