Home / Lajme / Maqedoni / Besiana Memedi promovoi videoklipin e ri

Besiana Memedi promovoi videoklipin e ri

1 tetor-

”Kënga përcjell mesazhin se di duhet të përballesh me sfidat e jetës. Duke pasur parasysh se që të gjithë kemi momente kur themi që nuk mundemi më sepse jeta na lodh, atëhere duhet gjetur forcë për ta tejkaluar atë”, thotë vetë këngëtarja Besiana Memedi.

Klithje jete” mban titullin videoklipi më i ri i këngëtares Besiana Mehmedi, që u promovua të enjten mbrëma në Tetovë, në galerinë e Arteve Pamore. Autor i këngës dhe muzikës është Qamil Aliu, ndërsa është orkestruar nga ana e Damir Ymerit. Sipas vet këngëtares xhirimi i videoklipit është bërë në Teatrin Kombëtar në Prishtinë dhe në Gërmi, ndërsa produksioni nga studio Asha grafik.

”Kënga përcjell mesazhin se di duhet të përballesh me sfidat e jetës. Duke pasur parasysh se që të gjithë kemi momente kur themi që nuk mundemi më sepse jeta na lodh, atëhere duhet gjetur forcë për ta tejkaluar atë”, thotë vetë këngëtarja Besiana Memedi.

Sipas saj, suksesi i dedikohet prindit të saj, i cili e ka përkrahur gjatë karierës. Ajo tha se ndjehet e veçantë sepse pikërisht premiera e këtij klipi promovohet në Tetovë.
Ai që e ka ndjekur Besianëngjatë gjithë kohës është babai i saj Qani Mehmedi.
Ai tha se vërtetë është shumë emocionale kur sheh fëmijën se si rritet dhe ndërton karierë.Në praninë e mysafirëve të shumtë të ardhur enkas në këtë event fjalën e mori regjisori Artan Skenderi, njëherit edhe drejtor i Teatrit të Tetovës. Ndërsa Besjana falenderoi ata të cilët bënë të mundur bashkëpunimin për realizimin e videoklipit të saj ”Klithje jete”.

Gjithashtu lexo

Arrestohet 51 vjeçari në ‘Tabanoc’, një ndër personat e kërkuar nga INTERPOLI

Më 16.08.2017, rreth orës 20:15 në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, nga ana e policëve është arrestuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *