Home / Sport / Bundesliga: Ndalet Mainci, rikthehet Bajerni

Bundesliga: Ndalet Mainci, rikthehet Bajerni

Java e tetë e kampionatit gjerman ka sjellë humbjen e parë për kryesuesit e Maincit, ndërkohë që Mario Gomez rikthen te fitorja Bajernin e Mynihut.

Mainci, surpriza e fillimkampionatit në Gjermani, u mund 1-0 nga Hamburgu në fushën e vet, falë golit të Guerreros një minutë nga fundi i kohës së rregullt. Kjo ishte e para humbje pas tetë javësh për Maincin, që përveçse humbet rastin për të vendosur rekordin e tetë ndeshjeve radhazi me fitore, dorëzon edhe kreun e renditjes. Tashmë vendi i parë i takon Borusias së Dortmundit, që fitoi mbrëmë 2-1 në fushën e Këlnit. Verdhezinjtë janë në të njëjtën kuotë pikësh (21), por kanë golaverazh më të mirë se Mainci.

Ndërkohë, tre gola të sulmuesit Mario Gomez kundër Hanoverit në “Allianz Arena” kanë rikthyer Bajernin e Mynihut te tri pikët pas tre javësh. Kampionët ngjiten në kuotën e 11 pikëve, aq sa ka edhe Hofenheimi (një ndeshje më pak) dhe Verder Bremeni.

Në ndeshjet e tjera të Bundesligës, Shalke 04 nuk shkoi më tepër se barazimi 2-2 në shtëpi përballë Shtutgartit, kurse St. Pauli mundi me vështirësi 3-2 Nurenbergun. Fitore e çmuar edhe për Verder Bremenin, që mundi 2-1 Freiburgun dhe ngjitet në të njëjtën kuotë pikësh me Bajernin, 11.

Bundesliga, java e 8-të:

Të premten
Këln 1 – 2 Borusia Dortmund

Të shtunën
Bajern Mynih 3 – 0 Hanover
Mainc 0 – 1 Hamburg
Shalke 04 2 – 2 Shtutgart
St. Pauli 3 – 2 Nurenberg
Verder Bremen 2 – 1 Freiburg
Volfsburg – Bajer Leverkusen

Të dielën
Kaizerslautern – Eintraht Frankfurt
Hofenheim – Mynshengladbah

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *