Home / Lajme / Maqedoni / Ceremonia në Jegunoc, pa asnjë element shqiptar

Ceremonia në Jegunoc, pa asnjë element shqiptar

25 tetor-
Si duket organizatori nuk kishte qenë i kënaqur me tërë këto lëshime pasi që në këtë ceremoni sërish nuk ka pasur përfaqësues të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, por vetëm nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë. Edhe pse ishte i pranishëm në këtë ceremoni zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, megjithatë ai nuk pati rasti që të përshëndes të pranishmit.

Vazhdon anashkalimi i elementit shqiptar gjatë ceremonive protokollare ku organizatore është Qeveria e Maqedonisë, ndërsa më shpesh pikërisht këto “lëshime” ndodhin në Komunën e Tetovës dhe komunave tjera përreth.

Së fundmi, në Komunën e Jegunocit, ceremonia e lëshimit në përdorim të ujësjellësit për 11 fshatra të kësaj komune,nuk ka pasur asgjë në gjuhën shqipe.

Mbishkrimi se për çfarë projekti bëhet fjalë, kush është investitor dhe motoja e projektit, kanë qenë të shënuara vetëm në gjuhën maqedonase. Në këtë rast është anashkaluar edhe gjuha e investitorit, ku në këtë rast është Mbretëria e Norvegjisë.

Mysafirët, shumica e të cilëve ishin banorë lokal të Jegunocit dhe në mesin e tyre katër apo pesë shqiptarë, janë pritur me këngë maqedonase folklorike, ndërsa veshja e fëmijëve ka qenë vetëm me veshje kombëtare maqedonase.

Si duket organizatori nuk kishte qenë i kënaqur me tërë këto lëshime pasi që në këtë ceremoni sërish nuk ka pasur përfaqësues të Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, por vetëm nga Kisha Ortodokse e Maqedonisë. Edhe pse ishte i pranishëm në këtë ceremoni zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi, megjithatë ai nuk pati rasti që të përshëndes të pranishmit.

Me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i ri do të furnizohen 8.500 banorë të komunës së Jegunocit, rreth 11 fshatra në mesin e të cilëve edhe fshatra shqiptarë.

Rikujtojmë se kryetari i kësaj komune, i cili vjen nga radhët e VMRO-DPMNE-së, nuk mund të zgjidhet pa votat e shqiptarëve të fshatrave, Shemshovë, Orashë, Jazhincë etj. Financat për këtë investim janë siguruar nga Mbretëria e Norvegjisë dhe Qeveria e Maqedonisë. Investimi i përgjithshëm është mbi një milion euro.

Ceremonia e fundit ku u anashkalua gjuha shqipe ishte gjatë vendosjes së gurë-themelit për ndërtimin e zonës industrial në Tetovë dhe gjatë lëshimit të sallës në Shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë, ku fjalimet nuk u përkthyen në gjuhën shqipe, kurse i pranishëm në këto ceremoni ishte edhe vetë kryeministri. (U.H.)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *